Përkufizimi:
Fjala ihsan gjuhësisht është e kundërta e fjalës keqbërësi.
Ndërsa, në terminologjinë fetare fjala ihsan domethënë: “Të kesh parasysh
mbikëqyrjen e Allahut në vetmi dhe në publik”.
Shtyllat e Ihsanit:
Ihsani ka vetëm një shtyllë. Ajo është: “Ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, ngaqë edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”
Llojet e ihsanit:
Ihsani (mirësia) ndahet në dy lloje:
- Mirësi ndaj krijesave, e cila shfaqet në katër gjëra:
- Në pasuri. b. Në privilegj. c. Në dituri. d. Në trup.
- Mirësi në adhurimin e Allahut, e cila ka dy shkallë:
E para: Shkalla e shikimit “ta adhurosh Allahun sikur po e sheh”. Kjo është shkalla më e lartë.
E dyta: Shkalla e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes “nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty”.
Argument për ihsanin është thënia e Allahut:[Kuran a=”16-En-Nahl:128″]
- Argument nga suneti kemi përgjigjen e Pejgamberit alejhi selam kur e pyeti Xhibrili alejhi selam për ihsanin: “Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, ngaqë edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”(Muslimi.)
Lidhja ndërmjet Islamit, Imanit dhe Ihsanit
Së pari: Kur përmenden këto tri çështje së bashku, atëherë ato kanë kuptime të veçanta:
- Me fjalën islam, në këtë rast, kemi për qëllim:
Veprat e dukshme.
- Me fjalën iman kemi për qëllim:
Çështjet e padukshme.
- Me fjalën ihsan kemi për qëllim:
Shkallën më të lartë të fesë.
Së dyti: Kur përmenden këto tri çështje veçmas:
- Kur përmendet veçmas islami hyn në të edhe imani.
- Kur përmendet veçmas imani hyn në të edhe islami.
- Kur përmendet veçmas ihsani hyjnë në të edhe islami dhe imani.