Përkufizimi gjuhësor i fjalës “Iman”:
Fjala Iman gjuhësisht domethënë vërtetim dhe pranim.
Përkufizimi imanit sipas pasuesve të sunetit dhe xhematit është:
- besim me zemër,
- shqiptim me gjuhë,
- veprim me gjymtyrë,
- shtohet me bindje ndaj Zotit, dhe
- pakësohet me mëkatim ndaj Tij.
Shtyllat e Imanit
Shtyllat e imanit janë gjashtë:
- Besimi në Allahun.
- Besimi në melekë.
- Besimi në Librat e Allahut.
- Besimi në të dërguarit e Allahut.
- Besimi në Ditën e Gjykimit.
- Besimi në kader (caktimin e Allahut).
- Besimi në Allahun përfshin katër çështje:
- Besimi në ekzistimin e Allahut.
- Besimi se Ai është Zoti dhe Sunduesi.
- Besimi se vetëm Ai meriton adhurimin.
- Besimi në emrat dhe cilësitë e Tij.
- Besimi në melekë përfshin katër çështje:
- Besimi në ekzistimin e melekëve.
- Besimi në melekët që i njohim me emra, sikurse Xhibrili, dhe besimi në mënyrë të përgjithshme në melekët që nuk ua dimë emrat.
- Besimi në cilësitë e tyre që i dimë.
- Besimi në veprat e tyre që i dimë, të cilat i bëjnë me urdhrin e Allahut.
- Besimi në Librat e zbritur përfshin katër çështje:
- Besimi se ata janë vërtet të zbritur nga Allahu.
- Besimi në emrat e librave që i njohim me emra, siç janë Kurani, Teurati dhe Inxhili.
- Besimi i tregimeve që thuhen në këta libra, sikurse tregimet e Kuranit dhe tregimet e pashtrembëruara të Librave të mëparshëm, të cilat janë përcjellë në sheriatin tonë.
- Besimi në normat e pashfuqizuara të këtyre Librave dhe po ashtu pajtimi me to dhe dorëzimi ndaj tyre, pa marrë parasysh a e dimë urtësinë a jo dhe besimi se Kurani ka shfuqizuar të gjithë Librat e mëparshëm.
- Besimi në të dërguarit e Allahut përfshin katër çështje:
- Besimi se ata janë vërtet të dërguar nga Allahu dhe se kushdo që e mohon ndonjë të dërguar është sikur t’i mohonte të gjithë të dërguarit.
- Besimi me emra në ata të dërguar që përmenden me emra, siç janë: Muhamedi, Ibrahimi, Musai, Isai, Nuhu e kështu me radhë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta).
- Besimi në lajmërimet e tyre autentike.
- Zbatimi i kushtetutës së pejgamberit të dërguar te ne, që është Muhamedi, vula e pejgamberëve, i cili është i dërguar te të gjithë njerëzit.
- Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin tri çështje:
- Besimi në ringjallje.
- Besimi në llogaridhënie dhe shpërblim.
- Besimi në Xhenet dhe Xhehenem.
Besimi në Ditën e Gjykimit përfshin gjithashtu besimin në çdo gjë që do të ndodhë pas vdekjes, ku bëjnë pjesë edhe sprova e varrit dhe ndëshkimi e shpërblimi në varr.
- Besimi në kader përfshin katër çështje:
- Besimi se Allahu e ka ditur çdo gjë në mënyrë të hollësishme.
- Besimi se Allahu e ka shkruar këtë në “Pllakën e Ruajtur” që në arabisht quhet “ElLeuh el-Mahfudh”
- Besimi se asgjë nuk ekziston pa vullnetin e Allahut të Madhërishëm.
- Besimi se çdo gjë që ekziston është krijuar nga Allahu, duke përfshirë qeniet, cilësitë dhe lëvizjet e tyre.
Argumenti për gjashtë shtyllat e imanit:
- Thënia e Allahut:
[Kuran a=”2-El-Bekare:177″]
- Gjithashtu edhe thënia e Allahut:
[Kuran a=”54-El-Kamer:49″]
- Argument nga suneti e kemi hadithin e Xhibrilit, kur e pyeti Xhibrili Pejgamberin alejhi selam, duke thënë: “Më trego për imanin.” Ai tha: “Imani është të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Gjykimit dhe të besosh se Allahu ka caktuar çdo gjë, qoftë e mirë a e keqe.” (Muslimi)