Magjia është një prej mëkateve të mëdha, në disa raste mund të jetë kufër. Allahu thotë: “Por djajtë ishin të pafe, sepse ua mësonin njerëzve magjinë.” (Bekare: 102) I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Largohuni nga shtatë vepra shkatërruese: të bërit shirk Allahut, magjia (sihri), …” (Transmeton Muslimi.)
Magjistarët mund të jenë mushrikë, kafirë ose çoroditës ndaj të cilëve duhet zbatuar ligji Islam në vartësi të asaj që ata kanë bërë.