Cili mëkat është më i madh tek Allahu?

Mëkati më i madh tek Allahu është shirku i madh. Argument për këtë është fjala e Llukmanit, të cilën Allahu na e tregon në Kur’an: “O djali im, mos i bëjë Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe.” (Llukman: 13)
Të Dërguarin e Allahut alejhi selam e pyetën: “Cili është mëkati më i madh?” Ai iu përgjigj: “T’i bësh Allahut shok e është Ai që të ka krijuar.” (Transmeton Buhari dhe Muslimi.)