Sa është numri i dyerve të Xhenetit

Tek dy përmbledhjet e sakta të haditheve shënohet hadithi i transmetuar nga Sehl ibn Sead, i cili transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Në Xhenet ka tetë dyer. Një ka këto dyer quhet Rejan, në të cilën futen vetëm agjëruesit”. Gjithashtu, po aty shënohet hadithi që transmeton Ebu Hurejra nga i dërguari i Allahut, i cili ka thënë: ” Kush shpenzon dy gjera në rrugën e Allahut , do të thirret nga dyert e Xhenetit: ” O rob i Allahut, kjo është mirësi”. Ai që do të jetë prej atyre që japin lëmoshe , do të thirret prej derës së sadakasë (lëmoshës) dhe ai që do të jetë prej atyre që agjërojnë do të thirret nga dera e quajtur rejan”.
Ebu Bekri tha: ” Të paca në vënd të nënës dhe të babait, o i Dërguari i ALlahut, nuk është e thënë qe domosdo të futemi prej të gjitha atyre dyerve, por a do të thirret dikush nga të gjitha dyert”. Profeti alejhi selam i tha: ” Po , shpresoj që ti të jesh prej tyre”.
Umer ibn El-Hatabi(r.a) ka dëshmuar se i dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ” Nëse ndonjëri prej jush merr abdes në formën më të plotë dhe më pas thotë: ” Dëshmoj se nuk ka Zot të adhuruar me të drejtë, pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij”, atij do t´i hapen të tetë dyert e Xhenetit dhe do të hyjë nga ajo derë që dëshiron”.