Gjërat qe e nxjerrin njeriun nga Islami

Gjërat që e nxjerrin njeriun nga feja islame janë të shumta, mirëpo dhjetë nga to janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Ato janë:

1. Shirku në adhurim ndaj Allahut:
Këtu bën pjesë: therja e kurbanit për dikë tjetër përveç Allahut, siç bëjnë ata që therin kurban për xhinët dhe për varre.
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”4-En-Nisa:116″]
2.Ai që merr ndërmjetës mes tij dhe Allahut, i lut ata, kërkon prej tyre ndërmjetësim ose u mbështetet atyre del nga Islami njëzëri.

3. Ai që nuk i konsideron mushrikët (politeistët) si jobesimtarë, dyshon në mosbesimin e tyre ose e konsideron besimin e tyre si të vërtetë del nga feja.

4. Ai që beson se ndonjë udhëzim pos udhëzimit të Muhammedit alejhi selam është më i përsosur a beson se gjykimi i ndokujt tjetër është më i mirë se gjykimi i tij, siç bëjnë ata që parapëlqejnë gjykimet e tagutëve2 ndaj gjykimit të Pejgamberit Muhamed alejhi selam është kafir (jobesimtar).

5. Ai që urren diçka me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut a lejhi selam bën kufër (del nga feja), edhe po qe se vepron sipas saj.

6. Ai që tallet me diçka që i takon fesë së Muhamedit alejhi selam ose me shpërblimin a ndëshkimin e ndonjë vepre bën kufër (del nga feja).
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”9-Et-Teube:65″][Kuran a=”9-Et-Teube:66″]

7. Magjia.
Në të bën pjesë shndërrimi nga dashuria në urrejtje dhe anasjelltas4. Andaj, kushdo që bën magji ose është i kënaqur me të del nga feja.
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:102″]

8. Përkrahja e jobesimtarëve kundër muslimanëve.
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”5-El-Maide:51″]

9. Ai që beson se ndokush mund të dalë jashtë suazave të sheriatit të Muhamedit alejhi selam është kafir (jobesimtar).
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”3-Ali-Imran:85″]

10. T’ia kthesh shpinën fesë së Allahut, duke mos e mësuar atë dhe duke mos punuar sipas saj.
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”32-Es-Sexhde:22″]

Vini re:
Në të gjitha këto vepra që e nxjerrin njeriu nga feja nuk ka dallim mes atij që i vepron ato qëllimisht, atij që i vepron duke bërë shaka ose atij që i bën nga frika, përveç atij që është i detyruar.

Këto janë nga veprat më të rrezikshme që e nxjerrin njeriun nga feja dhe njëkohësisht ndodhin më së shpeshti, andaj muslimani duhet të ruhet prej tyre dhe të ketë frikë nga rënia në to.