Përkufizimi i fjalës kufër:
Fjala kufër gjuhësisht domethënë mbulim.
Kurse në terminologjinë fetare kufër domethënë: e kundërta e Islamit.
Llojet e kufrit:
Kufri është dy llojesh:
- Kufër i madh
- Kufër i vogël
Kufri i madh:
- Përkufizimi:
Mosbesimi në Allahun dhe në të dërguarit e Tij, pa marrë parasysh a është i shoqëruar ky mosbesim me përgënjeshtrim a jo.
- Vendimi për të:
Ky lloj i kufrit e nxjerr njeriun nga feja.
- Llojet e tij:
Kufri i madh është pesë llojesh:
- Kufri i përgënjeshtrimit
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”29-El-Ankebut:68″]
- Kufri i kundërshtimit dhe mendjemadhësisë edhe përkundër besimit
: për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”2-El-Bekare:34″]
- Kufri i dyshimit
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”18-El-Kehf:35″][Kuran a=”18-El-Kehf:36″][Kuran a=”18-El-Kehf:37″][Kuran a=”18-El-Kehf:38″]
- Kufri i kthimit të shpinës
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”46-El-Ahkaf:3″]
- Kufri i nifakut, dyfytyrësisë
Argument për këtë është thënia e Allahut: [Kuran a=”63-El-Munafikun:3″]
Kufri i vogël:
- Përkufizimi:
Kufër i vogël është çdo gjynah që në Kuran dhe sunet është quajtur kufër por nuk ka arritur shkallën e kufrit të madh.
- Vendimi për të:
Ky lloj i kufrit është haram (i ndaluar) dhe prej mëkateve të mëdha, mirëpo nuk e nxjerr njeriun nga feja.
- Shembuj të kufrit të vogël:
- Kufri i begative:
Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”16-En-Nahl:112″]
- Kur muslimani e lufton muslimanin: I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam thoshte:
“Sharja e muslimanit është fisk (shmangie nga bindja ndaj Allahut), kurse luftimi kundër tij është kufër.” [Muttefekun alejhi].
- Përçmimi i tjetrit për shkak të prejardhjes.
- Vajtimi për të vdekurin: I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam thoshte: “Dy gjëra që i bëjnë njerëzit janë kufër: përçmimi i tjetrit për shkak të prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.” [Muslimi].