Nevojat e njerëzimit për besimin tek Allahu (xh.sh)

Një nga ligjet hyjnore të kësaj Gjithësie është lidhja e pjesëve të saj me njera tjetrën, e po ashtu nevoja që kanë ato për njera tjetrën, e po ashtu nevoja që kanë ato për njera tjetrën. P.sh: njeriu – edhe ai është pjesë e Gjithësisë, nuk mund të bëjë dot pa dritën dhe ajrin dhe kështu me radhë të gjitha pjesët e saj. Nëse mësuam këtë, natyrisht, duhet të mësojmë se Allahu i ka bërë të gjitha krijesat e Tij të lëvizin në një rregullsi , në të cilën vetë Allahu i ka udhëzuar dhe këtë e argumenton fjala e të Lartmadhëruarit:
[Kuran a=”20-Taha:50″]
Dhe gjithashtu: [Kuran a=”87-El-Ala:3″]

Më pas Gjithësia eci në përshtatje me orientimin dhe udhëzimin e Allahut, nuk devijoi prej tij as edhe një majë gishti dhe kështu do të vazhdojë , derisa të vijë urdhri i Allhut për ndryshimin dhe zëvendësimin e saj.
Allahu i Lartmadhëruar thotë: [Kuran a=”36-Jasin:40″]

Një nga llojet e lidhjes midis njeriut dhe krijesave të tjera, qëndron në faktin se Allahu ia ka nënshtruar tij gjithcka ka në qiell dhe në Tokë, për ta mbështetur atë në përmbushjen e qellimit për të cilin Allahu e ka udhëzuar, për domosdoshmërinë e zhvillimit të Tokës në përshtatje me një sistem të përcaktuar udhëzimesh , që është feja Islame, të cilën Allahu ia zbriti Profetit tonë, të nderuarit Muhamed alejhi selam.
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: [Kuran a=”45-El-Xhathije:12″][Kuran a=”45-El-Xhathije:13″]

Për këtë arsye, vërtet duhet që njeriu të eci në këtë jetë dhe të kryejë atë me të cilën është ngarkuar me misionin e tij për zhvillimin e Tokës, në përshtatje me udhëzimin e Allahut, e jo sipas tekave të veta. Pra, për këtë dhe ai duhet vërtet të përvetësojë udhëzimin e Allahut në këtë jetë dhe atëherë ai do të përfitojë, gjithcka që i është nënshtraur atij në këtë Gjithësi, dhe kjo nëse ai do të ndjekë rrugën e Allahut në veprimtarinë e tij. Për këtë arsye, vërtet muslimani që e kryen këtë mision, i jep zhvillim Tokës në këtë jetë dhe kërkon shpërblimin për këtë në jetën tjetër.
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: ” Nëse ndonjërin prej jush e zë casti i Kiametit dhe në dorë ka një fidan palme, le ta mbjellë atë” ( Ahmed 3:184, El Bazar 2:81). 1251)
Vështro pra, se urdhri për të mbjellë dhe për të qenë i dobishëm vazhdon deri në Ditën e Kiametit. Ky urdhër tregon se vërtet qellimi i zhvillimit të Tokës mbetet deri në Ditën e Fundit të jetës në këtë botë. Pra, vërtet, cdo cështje mund dhe uhet të shihet brenda kuadrit të besimit.
Allahu e krijoi njeriun bashkë me nevojën për të kërkuar , për të fituar betejat e jetës njerëzore dhe e urdhëroi atë të ecë në rrugën e Tij. I tërhoqi atij vërejtjen për të mos devijuar nga kjo rrugë kur i tha: [Kuran a=”6-El-Enam:153″]

Ai tregon gjithashtu për pasojat e atyre që kundërshtojnë , kur thote: [Kuran a=”20-Taha:124″][Kuran a=”20-Taha:125″][Kuran a=”20-Taha:126″]
Pra, Kurani Famëlartë na tregon se ecja në rrugën e Allahut është garanci dhe shpëtim, unitet, mospërcarje dhe për një jetë të rehatshme. Allahu i Lartmadhëruar na dëfton për lidhjen e fortë mes besimit dhe krijesave të nënshtruara në këtë ekzistencë, nga të cilat njeriu përfiton dhe jeton. Ai ka thënë: [Kuran a=”7-El-A’raf:96″]
Pra , shiko se si devotshmëria dhe besimi janë shkak për të fituar begatitë e qiellit dhe të Tokës, begati që nuk përshkruhen dhe që nuk imagjinohen. E megjithatë, Kurani ka tërhequr verëjtjen edhe për të kundërtën e kësaj. Kjo do të thotë se disa pjesë të kësaj Bote preken nga fatkeqësi për shkak të vetë njeriut, Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: [Kuran a=”30-Er-Rrum:41″]

Kjo tregon se crregullimet, katastrofat, gjëmat që ndodhin në këtë botë janë përjashtime që vijnë për shkak të veprave të Ademit, sepse para tyre cdo gjë ishte e rregullt. Në të vërtetë Allahu e ka cekur këtë në librin e Tij, kur thotë: [Kuran a=”7-El-A’raf:56″]

Pra, jeta në të cilën e ka ftuar Allahu njerëzimin është jeta e punës së mirë, për këtë arsye nevoja për besim është nevojë para cdo nevoje dhe domosdoshmëri mbi të gjitha domosdoshmëritë. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: [Kuran a=”8-El-Enfalë:24″]