Njësimi i Allahut në adhurim

Njësimi i Allahut në adhurim është veçimi i Tij në lutje, kurban, premtim, namaz, shpresim, frikë, në të kërkuarit ndihmë, në të mbështeturit në Të e në të gjitha veprat e adhurimit. Allahu thotë: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, Allahu. Nuk ka Zot veç Tij, Ai është Mëshirëplotë dhe gjithnjë mëshiron.” (Bekare: 163)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Le të jetë gjëja e parë me të cilën do të ftosh (në besim) dëshmia se s’ka tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut.” (Në transmetimin e Buharit është përmendur “të njësojnë Allahun”.)