A i lejohet gruas të bëjë itikaf për prindërit e saj të vdekur?

Disa dijetarë kanë mendimin se lejohet veprimi i çdo ibadeti e më pas dhurimi i shpërblimit të tij për të vdekurit. E disa të tjerë kanë mendimin se duhet të kufizohemi në ato ibadete të cilat janë përmendur në Kuran dhe Synet.
Shejh Salih El Fevzan (Allahu e ruajte) është pyetur: Cilat janë gjërat prej të cilave kanë dobi të vdekurit nga të gjallët? Dhe a ka dallim mes adhurimeve trupore dhe atyre jo trupore?
Ai është përgjigjur: I vdekuri përfiton nga i gjalli në bazë të asaj që është përmendur në citate sikurse lutja për të, kërkimi i faljes për të, dhënia lëmoshë për të, haxhi dhe umreja për të, larja e borxheve që i ka pas dhe zbatimi i porosive të tij fetare. Për të gjitha këto kanë treguar argumentet se janë të lejuara.
Disa dijetarë së bashku me këto ia kanë bashkëngjitur çdo vepër të mirë që e bën myslimani dhe e dhuron shpërblimin e saj për myslimanin qoftë i gjallë apo i vdekur. Por, më e saktë është përkufizimi në atë që është transmetuar në citate. Dhe kjo e përcaktohet me fjalën e Allahut të lartësuar:
Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En Nexhm: 39) E Allahu e dinë më së miri.
E për sa i përket prindërve: Feja e ka bërë fëmijën rezultat të punës së babait të tij. Ebu Hurejrje (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): El Munteka min Fetava El Fevzan: 2/161. “Ajo që e pason besimtarin prej veprës dhe të mirave të tij pas vdekjes së tij është: Një dije të cilën ua ka mësuar të tjerëve dhe e ka përhapur, një fëmijë të mirë që e lë pas vetes, ndonjë Mus’haf të cilin e ka lënë si trashëgimi, një xhami të cilën e ka ndërtuar, një shtëpi për udhëtarin që e ka ndërtuar, apo e ka rregulluar ecjen e një lumi, një sadakë që e ka nxjerrë prej pasurisë së tij gjatë kohës sa ka qenë i shëndoshë dhe gjallë. Kjo e pason atë pas vdekjes së tij.” Es Sindi në komentet mbi librin Sunen b. Maxheh thotë: “Llogaritja e fëmijës së mirë prej veprës dhe mësimdhënies është mirë, sepse prindi është shkak për ekzistimin e tij dhe shkak për mirësinë dhe udhëzimin e tij në rrugë të drejtë, për këtë është llogaritur sikurse vetë vepra në fjalën e Allahut të lartësuar: “.. ai ishte punëkeq ..” (Hud: 46)
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Atë që e punon fëmija i mirë prej veprave të mira iu takon prindërve sikurse shpërblimi i tij pa iu munguar nga shpërblimi i tij asgjë, sepse fëmija është prej mundit dhe punës së tyre e Allahu i lartësuar thotë: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En Nexhm: 39)

Dhe Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Më e mira që han njeriu është ajo që e fiton prej punës së tij, e fëmija i tij është prej punës së tij.”
E dyta: Për sa i përket Itikafit të grave: Itikafi është i preferuar për burrat dhe gratë por, te gratë është i përkufizuar me lejen që duhet ta marrë nga burri apo familja e saj dhe të mos të përbëjë itikafi i saj fitne (sprovë) për meshkujt. Shejh Muhamed b. Salih El Uthejmin thotë: “Gruaja e kryen itikafin përderisa të mos përbëjë Itikafi i saj sprovë për meshkujt në të kundërtën: Asaj nuk i lejohet, sepse nëse një gjë e preferuar po që se ka si pasojë diçka të ndaluar, atëherë duhet të ndalohet dhe e njëjta vlen edhe për gjërat e lejuara. Nëse e paramendojmë se ajo nëse bën itikaf iu bën fitne (magjeps) meshkujve sikurse që ndodh në Qabe ku nuk ka vend të posaçëm për gratë, e gruaja patjetër duhet të flejë natën apo ditën, e me këtë rast buajtja e saj në mesin e meshkujve të cilët vijnë dhe shkojnë është fitne për ta.

Argument për lejimin e Itikafit për gratë: është Itikafi i grave të Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes. E nëse i frikësohet ndonjë sprove pengohet nga Itikafi, sepse Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar edhe për më pak se kaq. Njëherë kur dëshiroi të bënte itikaf e pa tendën e Aishes, tendën e filanes dhe tendën e tjetrës, e pastaj tha: “A duan të shkojnë në shëtitje?!” dhe urdhëroi të largoheshin nga aty dhe nuk bëri itikaf atë vit por, e kompensoi në muajin sheval. E kjo të tregon se itikafi i gruas nëse përbën sprovë, atëherë është më meritor të pengohet.”
Si përfundim: Duhet që njeriu t’i shtoj veprat e mira për veten e tij para se të vjen vdekja dhe të ndërpritet puna e tij. E prindërit e tij do të kenë pjesë në shpërblimet e këtyre veprave pa iu munguar shpërblimet fëmijëve të tyre.
E Allahu e dinë më së miri.