Rregullat e kërkimit të lejes për të hyrë në shtëpinë e dikujt tjetër

1. Muslimani duhet të kërkojë leje për të hyrë tri herë. Sipas hadithit: “Kur të kërkoni leje tri herë dhe nuk ju jepet leja, atëherë kthehuni.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
2. Të mos qëndrojë para derës kur kërkon leje ose kur i bie ziles. Kur një njeri kërkoi leje nga Muhammedi alejhi selam, duke qëndruar para derës, Muhammedi alejhi selam doli dhe e pa duke qëndruar para derës dhe i tha: “Ti qëndron këtu, por duhet të jesh atje (pra më larg derës), sepse kur kërkon leje nuk ke të drejtë edhe të hedhësh sytë (brenda shtëpisë).” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
3. Por nëse ka për qëllim të hyjë, atëherë le të thotë: “Es-selamu alejkum, a mund të hyj?” Sepse një njeri prej fisit Beni Amir kërkoi leje prej Pejgamberit alejhi selam kur ai ishte në shtëpi, e ai i tha: “Kthehu ku ishe.” E pastaj Pejgamberi alejhi selam i tha shërbëtorit të tij: “Dil deri tek ai dhe mësoje sesi kërkohet leja për të hyrë. Le të thotë: “Es-selamu alejkum, a të hyj?” (e shërbëtori ia tregoi këto fjalë atij). E ai tha: “Es-selamu alejkum, a të hyj?” Pejgamberi alejhi selam e lejoi që të hyjë e ai hyri. (Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë)
4. Kur të kërkojë leje për të hyrë, është mirë të trokasë (të përplasë) këpucët ose të kollitet gjatë hyrjes, qoftë edhe në shtëpinë e vet, që t’ua bëjë me dije se ka hyrë dhe të mos i takojë në ndonjë gjendje të padëshi­ruesh­me.