Çfarë është shirku i madh?

Shirk i madh do të thotë të adhurosh (në ndonjë ose në të gjitha format e adhurimit) dikë tjetër veç ose bashkë me Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mos lut tjetërkë veç Allahut, sepse idhujt nuk të sjellin as dëm as dobi, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë dëm vetes.” (Junus: 106)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Mëkati më i madh prej mëkateve të mëdha është shirku (idhujtaria) …” (Transmeton Buhari.)