Besimtari duhet të stoliset me moralin e lavdërueshem të Durimit

Durimi është një moral madhështor, me të bëhesh ndjekës i robërve të mirë të Allahut, sikurse ka thënë i Lartësuari për profetin e Tij Jakubin kur bijtë e tij pretenduan se Jusufin e kish ngrënë ujku: [Kuran a=”12-Jusuf:18″] si dhe thënia e tij pas kthimit të bijve të tij nga Egjypti pa vëllanë e tyre të vogël:[Kuran a=”12-Jusuf:83″] Ai është prej udhëzimit të të nderuarit tonë Muahamedit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – dhe shokëve të tij – Allahu qoftë i kënaqur me ta – ashtu që duruan karshi keqtrajtimeve që u bënë Kurejshët sikurse ç’i përshkruar ata Zoti i tyre në Librin e Tij:[Kuran a=”2-El-Bekare:177″] Gjithashtu ai shprehet në thënien e tij – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Sa çudi me çështjen e besimtarit, çështja e tij tërësisht është mirësi. Nëse atë e qëllon një e mirë falënderon duke qenë kështu në të mirën e tij, si edhe nëse atë e qëllon një e keqe ai duron duke qenë (po) në të mirën e tij”. Transmetuar nga Muslimi në “Ez Zuhd uer Rakaik” (2999)

Nga Ubeji – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen sa ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Nuk e godet muslimanin e keqe apo shqetësim, as pikëllim, as dëm, as brengë qoftë edhe një gjemb që e shpon, përveçse e me të tillë gjë atij i shlyen gabimet e tij”.Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Marda eut Tibu” (5641) dhe Muslimi në “El Biru ues Silatu uel Edeb” (2573)

Ndërkaq durimi është tre llojesh:
1 – Durimi në bindshmëri ndaj Allahut, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”39-Zumer:10″]
2 – Durimi kundrejt harameve (ndalesave) të Allahut, ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kush len diçka për hatër të Allahut do t’ia zëvëndësoj Allahu me më të mirë se ajo gjë”.
3 – Durimi karshi caktimeve të Allahut, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”2-El-Bekare:155″][Kuran a=”2-El-Bekare:156″][Kuran a=”2-El-Bekare:157″]