C’vlerë ka besimi sot në radhët e njerëzve

Duke kuptuar thelbin e besimit, që do të thotë qëndrueshmëri e brendshme e njeriut dhe reflektim i jashtëm i tij, duke u bazuar në rrugën e Islamit, udhën e drejtë të Allahut, atëherë kuptojmë se shumica e muslimanëve sot është larg këtij pikësynimi dhe realiteti. Sot veprat nuk përkojnë me atë cfarë besojnë muslimanët dhe kjo mund të quhet hipokrizi. Sot kjo është një e vërtete e pamohueshme.

Njerëzimi sot jeton në thellësite më të errëta të hipokrizisë. Hipokrizia është stërholluar aq shumë , sa janë shpikur forma të shumta të saj, është zgjeruar hendeku midis saj dhe besimit të vërtetë në praktikë. Kështu kemi hipokrizi politike, shoqërore, ekonomike, administrative , etike, arsimore….etj. Kjo ndosh te mbarë njerëzimi sot, por kjo madje ndodh edhe në vendet muslimane! Realiteti social ka cuar në humbjen e besueshmërisë tek njerëzit, sidomos atyre që ndikojnë në opinion apo që janë figura publike që merren me menaxhimin e problemeve shoqërore. Burimi i hipokrizisë dhe shtylla kurrizore e saj është gënjeshtra dhe mashtrimi i pastër. Por edhe gënjeshtrat , janë bërë tashmë të shumëllojshme. Dëgjojmë të thuhet “gënjeshtër e bardhë” , “1 prilli” e të tjera si këto!

Umeri tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam njëherë tha: ” U porosis ti respektoni sahabët (shokët) e mi, edhe ata që do të vijnë pas këtyre. Pastaj (njerëzit do të prishen dhe) do të përhapet gënjeshtra , gjersa njeriu betohet pa ia kërkuar kush dhe po kështu edhe dëshmitari do të dëshmojë pa e thirrur kush..” (Tirmidhiu, 2166)

Po nga hadithet tregohet gjithashtu se gënjeshtra do të pushtojë horizontet, ajo mbartet prej atij që e thotë dhe përhapet dhe pastaj përhapësi i saj do të ndëshkohet për në Ditën e Kiametit.
Në një hadith të gjatë ku Profeti alejhi selam tregon një nga ëndrrat e tij, mes të tjerash thuhet: “.. Përsa i përket atij njeriu , që pe t`i cahet goja dhe hunda deri rapa kpke, ai është ai njeri që del herët nga shtëpia e tij dhe gënjen për dicka , aq sa gënjeshtra e tij arrin skajet e tokës. (Buhariu 7047)
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: ” …dhe gënjeshtra do të mbartet prej tij deri sa të arrijë skajet e tokës”.
Ky hadith Profetik na përshkruan neve se gënjeshtra do të dalë jashtë shtëpisë së gënjeshtarit, do të përhapet dhe mbartet prej tij kudo. Hadithi thotë ” del herët nga shtëpia e tij ” dhe më herët nënkuptojmë fillimin e ditës. Dhe shprehja “do të mbartet prej tij” tregon qartë se kjo gënjeshtër do të dëgjohet dhe do të merret , për shembull nëpërmjet gazetave apo kuvendimeve popullore , apo përmes ligjeratave nga cfarëdo përfaqësuesi apo kreu dhe pastaj ajo do të përhapet me anë të mjeteve të informacionit derisa të përfshijë cdo cep të vendit, sic po e shohim sot një gjë të tillë. Pastaj gënjeshtra takon këdo që gjen në horizont bashkë me fjalet boshe…

Në një hadith të Profetit thuhet: ” Vërtet, njerëz nga Umeti im do të pinë pije dehëse, të cilat do ti emërtojnë me emra të tjerë” ( Ebu Daud: 3688).
Pra gënjeshtra mbërrin deri tek termat fetar, ato që janë tregues që mbartin mbi vete gjykime të vecanta për to dhe ndryshimi i fjalëve dhe emrave do të thotë se ata duan në mënyrë mashtruese të ndryshojnë edhe dispozitat fetare për këto sende, sic ndodh me emërtimet e pijeve alkooloke, të cilat i quajtën pije shpirtërore, apo stimuluese apo pije clodhëse e të tjera si këto, në mënyrë që ti shmangen gjykimit të Sheriatit për pijet alkoolike.

Një tjetër dukuri e ngjashme që po mbizotëron tek njerëzit është edhe ndryshimi i kritereve dhe normave me të cilat njerëzit vlerësohen, ku përgënjështrohet i sinqerti dhe tradhtohet besniku, sikurse është transmetuar në këtë hadith: ” Nuk do të bëhet Kiameti gjersa të shfaqet ndyrësia dhe poshtërsia, të ndërpriten lidhjet farefisnore, të përkeqësohet fqinjësia e derisa ti besohet tradhtarit dhe të tradhtohet njeriu i besës” ( Ahmedi: 2/162)

Fenomenet e këqija me të cilat sot njerëzimi shpërfaq gjendjen e tij të errët, nuk mund të numërohen dhe lista e tyre vetëm sa shtohet dita ditës, por mbrapa kësaj reje të zezë, ka filluar të ndricojë drita e kthimit tek Zoti, e cila sa vjen e afrohet gradualisht.