Kërkimfalja (Istigfari)

Me kërkimfaljen Allahu i fshin mëkatet dhe gabimet, ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”3-Ali-Imran:135″]  dhe ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”4-En-Nisa:110″]

Nga Zejdi – Allahu qoftë i kënaqur me të – shërbyesi i të Dërguarit të Allahut vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -:

“Kush thotë: Estagfiru llahe Ledhi la ilahe il-le Huel Haj-jul Kaj-jum ue etu bu ilejhi-i kërkojë falje Allahut që është ai veç të Cilit nuk ka të adhuruar, që është i Gjalli Vetëekzistuesi, dhe pendohem te Ai, (atij që e thotë këtë) i falen mëkatet e tij edhe nëse është arratisur nga beteja”.  Transmetim i saktë, transmetuar nga Ebu Daudi në “Es Salatu” (1517) dhe Termidhi në “Ed Deauet” (3577)

Nga Enesi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: O biri i Ademit (o njeri)! Përderisa ti më lutesh dhe shpreson tek Unë të fal ty për çfarë ka qenë prej teje e s’e kam për gjë. O biri i Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë retë e qiellit e më pas ti më kërkon falje Mua të kam falur e s’e kam për gjë. O biri i Ademit! Nësi ti më vjen Mua me mbështjellën e tokës plot gabime pastaj më takon Mua duke mos më bërë shokvurje (shirk) do të të vi ty me mbështjellën e saj falje”. Transmetuar nga Termidhi në “Ed Deauet” (3540)

Kërkimfalja e shpalos shpirtin dhe e pastron atë dhe e largon të zezën e zemrës, ndërkaq është thënë: Falje-kërkuesi prej mëkatit është si ai që s’ka mëkate. Krahas dobive shpirtërore të kërkimfaljes është se ajo tërheq mirësi dhe përfton bollëk në furnizim, i Lartësuari duke treguar për Nuhun – paqja e Allahut qoftë mbi të – sesi ai i premton dhe e josh popullin e vet, thotë: “Unë u thashë: [Kuran a=”71-Nuh:10″][Kuran a=”71-Nuh:11″][Kuran a=”71-Nuh:12″]
I Dërguari ynë fisnik është urdhëruar që të mos e ndajë kërkimfaljen për veten dhe besimtarët, ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”47-Muhamed:19″] Nga Egar el Mezeniu – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “E kaplon preokupimi zemrën time (në punë të tjera në dobi të kombit) e Unë në fakt i kërkojë falje Allahut njëqind herë në ditë”.   Transmetuar nga Muslimi në “Edh Dhikru ued Dua” (2720)

Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Për Allahun që unë i kërkoj Allahut falje dhe pendohem tek Ai mëse shtatëdhjetë herë në ditë”. Transmetuar nga Bukhariu në “Ed Deauet” (6307)

Nga Ibn Umar – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: I numëronim të Dërguarit të Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – në një kuvend njëqind herë “Rab-big fir li ue tub aleje in-neke Entet Teuebur Rahim-Zot më fal mua, pranoje pendimin tim, Ti je Pendimpranuesi, Mëshirëploti”. (Transmetuar nga Ebu Daudi dhe Termidhi)

I Dërguari i Allahut u urdhërua të mos i ndahet kërkimfaljes sidomos para vdekjes së tij, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”110-En-Nasr:3″] për këtë është transmetuar nga Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – pat thënë së shumti para vdekjes: “Subhaneke ue bi hamdike, estagfiruke ue etu bu ilejke-I Lavdishëm je Ti e me falënderimin Tënd, të kërkoj falje dhe pendohem tek Ti”.  Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “Tefsirul Kuran” (4968) dhe Muslimi në “Es Salatu” (484)

Kërkimfalja largon shqetësimin dhe sjell furnizimin, nga Ibn Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Atij që nuk i ndahet kërkimfaljes Allahu nga çdo ngushtësi i bën rrugëdalje, nga çdo shqetësim çlirim dhe e furnizon atë nga ai s’e pret”, (Albaniu ka thënë për këtë transmetim se është i dobët në “Et Tergib” 268/2)  e edhe Allahu i don faljekërkuesit, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”2-El-Bekare:199″] Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Për Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, nëse nuk gaboni Allahu do t’ju largonte dhe do të vinte me një popull që gabojnë e ndërkaq i kërkojnë falje Allahut dhe Ai i falë”. Transmetuar nga Muslimi në “Et Teube” (2749)

Allahu besimtarëve u premtoi Xhenetet e Begatisë, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”3-Ali-Imran:15″] dhe prej cilësive të të tillëve është se ata janë ata: [Kuran a=”3-Ali-Imran:17″] Kombeve të kaluara Allahu ua përshpejtonte ndëshkimin në dynja nëse nuk besonin dhe vërtetësonin të dërguarit, porse si mëshirë për kombin tonë musliman i Lavdishmi premtoi të mos zbres mbi ne ndëshkim përderisa në mes nesh është i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -, e pas vdekjes së tij përderisa do t’i kërkojmë falje dhe do t’i përkatësohemi Atij, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”8-El-Enfal:32″]
Po kështu kush nuk i ndahet “Nderimit të Istgfarit (kërkimfaljes Allahum me Ente rab bi…)” me bindje në zemër dhe vdes në këtë ditë apo natë të tijën i tilli është prej banorëve të Xhenetit, kështu Shided ibn Eusi – Allahu qoftë i kënaqur me të – sjell nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – se ai ka thënë: “Nderimi i kërkimfaljes është që personi të thotë: ‘Allahume Ente Rab-bi la ilahe il-le Ente, khalakteni ue ene abduk, ue ene ala eahdike ue ueadike ma steatatu, eau dhu bike min sherri ma saneatu, ebu u leke bi niametike alej je ue ebu u bi dhembi, fegfir li, fe in ne hu la jegfirudh dhunube il le Ente – O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të meritueshëm të adhurohet veç Teje. Ti më krijove mua dhe unë robi Yt jam. Unë do të mbetem mbi marrëveshjen dhe premtimin që t’a kam dhënë sa të mundem. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Të miratoj Ty dhe të mirën Tënde mbi mua dhe e pranojë mëkatin tim (jam mëkatar), më fal, askush veç Teje nuk mund të fal’, kush e thotë këtë ditën duke qenë i bindur në të edhe vdes në këtë ditë të tijën para se të errësohet ai është prej banorëve të Xhenetit dhe kush e thotë atë nga nata duke qenë i bindur në të dhe vdes para se të zbardhë ai është prej banorëve të Xhenetit”. Transmetuar nga Bukhariu në “Ed Deauet” (6306) dhe Termidhi po në të (3393)

Nga Theubani – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: I Dërguari i Allahut kur mbaronte nga namazi i tij kërkonte falje tre herë. Euzeaiut – që është një prej transmetuesve të hadithit – i thanë: Si është kërkimfalja? Tha: Të thotë personi: Estagfiru llahe Estagfiru llahe – I kërkoj falje Allahut i kërkoj falje Allahut” Transmetuar nga Muslimi në “El Mesexhid” (591)  dhe kjo për shkak të pakujdesisë dhe mangësisë që mund të pësojë namazi.

Të kërkojmë falje o Zoti ynë, pendohemi tek Ti prej mangësisë, pakujdesisë, harresës dhe gabimit, Amin.