Duaja e hyrjes në shtëpi

Nga Ebu Malik el Eshariu – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Allahume in-ni es eluke khajral meulexhi ue khajral makhraxhi, bismi lahi uelexhne ue bismi lahi kharaxhne ue ale rab-bine teue kelna – O Allah të lusim për të mirën e hyrjes sonë (në shtëpi) dhe të mirën e daljes sonë. Me emrin e Allahut hymë, me emrin e Allahut dalim dhe në Zotin tonë mbështetemi”.Transmetim i dobët transmetuar nga Ebu Daudi në “El Edeb” (5096)

Nga Xhabir ibn Abdullahu – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Nëse personi hynë në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun teksa hynë dhe teksa hanë, shejtani thotë s’ka qëndrim (bujtim) dhe as darkim për ju (shejtanë), e nëse hynë dhe nuk e përmend Allahun teksa hynë, shejtani thotë e kapët bujtimin dhe nëse nuk e përmend Allahun teksa hanë thotë, e kapët bujtimin dhe darkimin”,Transmeton Muslimi në “El Eshribe” (2018), Ibn Habani (819) dhe Ahmedi (14788),  pra vëllezërit e mi le t’i mbrojmë shtëpitë nga e keqja e shejtanit dhe ndihmonjësve të tij me përmendjen e Allahut dhe lutjen teksa hymë në shtëpitë tona, Allahu na mbrojtë gjithmonë ne dhe ju nga të këqijat e tyre, Amin.