Përhapja e selamit dhe kthimi i tij

Selam-Paqësori e Shpëtimtari është prej emrave të përsosur të Allahut, ka thënë i Lartësuari: [Kuran a=”59-El-Hashr:23″]

Përhapja e selamit është prej shkaqeve të përhapjes së dashamirësisë midis muslimanëve dhe hyrjes në Xhenet, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Për Atë-Allahun- në dorën e të cilit është shpirti im nuk hyni në Xhenet përderisa të besoni dhe nuk do të besoni përderisa do duheni mes veti. A nuk doni t’u udhëzoj për një gjë që po qe se e bëni do duheni, përhapeni  pra selamin midis jush”. Transmetuar nga Muslimi në “El Iman” (54), Termidhi në “Ed Deauet” (3602) dhe Ibn Maxhe në “Ez Zuhd” (4307)

Selami është përshëndetja e banorëve të Xhenetit, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”33-El-Ahzab:44″]
Me selam i presin engjëjt besimtarët tek dyert e Xhenetit, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”39-Zumer:73″]
Për engjëjt teksa hynë për tek besimtarët në Xhenet i Lartësuari ka thënë:[Kuran a=”13-Er-Rad:23″]

Për sa i përket kthimit të selamit jemi urdhëruar t’a kthejmë po ashtu ose edhe më mire, nisur nga fjala e të Lartësuarit:[Kuran a=”4-En-Nisa:86″]