Qëndrimi në xhami në mes namazeve

Për të ka një mirësi madhështore tek Allahu ashtu që i Dërguari i Allahut  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Robi mbetet në namaz përderisa është në faltoren e tij në pritje të namazit dhe engjëjt thonë: O Allahu ynë fale atë, o Allahu ynë mëshirojë atë, derisa (robi) të ikë apo prish abdesin”.

Gjenden edhe shumë hadithe që kanë tubuar shumë prej pikave të mëparshme duke treguar për më të mirat e tyre, prej tyre është thënia e Ebu Hurejrës – Allahu qoftë i kënaqur me të – ku thotë se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Namazi i personit në xhemat (në grup në xhami) është shumëfish nga namazi i tij në shtëpinë e tij apo në pazarin e vet me njëzetëepesë fish, e kjo kur ai merr abdes më së miri, pastaj del për në xhami e nuk e ka nxjerrur diç tjetër përveçse namazi, kështu ai nuk e hedh një hap vetëm se me të ngrihet një gradë dhe i eliminohet një gjynah. Kur falet engjëjt vazhdojnë të bëjnë lutje për të o Allahu ynë bëje të lavdërueshëm atë, o Allahu ynë mëshiroje atë, përderisa është në faltoren e tij. Dikush prej jush mbetet në namaz (konsiderohet në namaz) përderisa pret namazin (vijues)”. Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Kur personi merr abdesi më së miri pastaj del për në namaz duke mos e patë nxjerrur ose tha shtytur vetëm se ai, nuk hedh hap vetëm se Allahu me të e ngrenë një gradë dhe ia eliminon një gjynah” (Transmetuar nga Ibn Maxhe në “Et Tahara” (281) dhe po nga ai – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “A doni t’ju tregoj me çfarë Allahu i fshinë gjynahet dhe me të i ngrenë gradët. – Thanë: Sigurisht o i Dërguar i Allahut. – Tha: Mirëmarrja e abdesit në situata të vështira, hapat e shumta për në xhami dhe ndenja në pritje nga namazi në namaz që vërtetë është (konsiderohet) qëndresë në llogore”.(Transmetuar nga Muslimi në “Et Tahara” (251), Nesaiu po në të (143) dhe Termidhi po në të (51)