Rruga më e mirë në edukimin e fëmijëve

Në librin “El Bejanue Et Tebjin” të Xhahidhit, përmendet se Utba ibn Ebu Sufjan kishte dërguar tek edukatori i djalit të tij, Abdusamedit, një letër,ku shkruante: ”Gjëja e parë me të cilën duhet të fillosh edukimin e fëmijëve të mi, të jetë edukimi dhe ndreqja e vetes tënde, sepse sytë e tyre janë të lidhura me sytë e tu, e mira tek ata është ajo që ti e sheh të mirë dhe e shëmtuara, atë që ti e sheh të tillë.

Mësoju atyre librin e Allahut e mos i detyro ata në të që të mërziten, por edhe mos i largo prej tij që ta lënë pas krahëve. Pastaj tregoju poezitë më të bukura, hadithet më fisnike dhe mos i nxirr nga një shkencë në tjetrën derisa ta mësojnë mirë atë, sepse përplasja e fjalëve në vesh ua humb të kuptuarit; qortoi për të dhe edukoi pa mua dhe të jesh për ata si mjeku që nuk shpejton të mjekojë të sëmurin pa njohur mirë sëmundjen; largoji nga bisedimi me gratë dhe tregoji histori të të urtëve. Shpeshtoi vizitat e tua te ata që edhe unë të të shtoj mëditjen dhe ruaju të kërkosh justifikim nga unë. Shtoja edukimin atyre, që të të shtoj bujarinë time në dashtë Allahu.”

Sa bukur do të ishte nëse prindërit dhe edukatorët të ndiqnin këtë rrugë në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve të tyre. Edukatori duhet ta nisë edukimin me veten e tij, që të jetë udhëheqje me fjalët dhe veprat e tij, të bashkojë joshjen dhe frikësimin e secila në vendin e saj, t’ua bëjë të dashur mësimin, pa i detyruar ata për të, t’u mësojë atë që u bën dobi dhe t’u largojë atë që u bën dëm, të jetë i butë me ta dhe të nxitojë të mjekojë gabimet e tyre me urtësi, para se sëmundja të bëhet serioze dhe të përhapet.