Lutje për atë që i është bërë padrejtësi dhe që ndien frikë

Allahu i madhëruar nuk do që dikush të lutet kundra tjetrit vetëm atëherë kur lutësit i është bërë padrejtësi. Lutja nuk duhet t’i kalojë caqet me mallkime e sharje, por thuhet: O Zot, më ndihmo kundra filanit dhe ma kthe hakun tim. Nëse personi të cilit i është bërë padrejtësi bën durim,kjo është mirësi e madhe. Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i vodhën diçka dhe ajo filloi të mallkonte dhe të lutej për atë që e vodhi. I tha profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): 0 Aishe, mos ia lehtëso dënimin në ahiret dhe mos e pakëso shpërblimin tënd në ahiret. Allahu i madhëruar personit të cilit i është bërë padrejtësi, nuk ia kthen lutjen mbrapsht. Midis kësaj lutjeje dhe Allahut nuk ka perde. Do të ishte mirësi e madhe për atë që i është bërë padrejtësi,që të lutej për mirësi dhe shpërblim për veten e vet.

O Zot, më ndihmo mbi popullin e keq.
Kjo është lutja e Lutit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me të cilën i kërkoi Allahut ndihmë kundra popullit të tij kur imoralitetin e bënë në rrugë të hapur.

0 Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin zullumqar.
Lutja e popullit të Musës nga frika e faraonit.
Rabi nexh—xhinimj in el kaumi edh-dhalimijn. O Zot, më shpëto nga populli zullumqar Musa (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur e mori vesh se faraoni kërkonta ta vriste e luti Allahun me këtë lutje të bukur.Po të njëjtën lutje bëri dhe gruaja e faraonit: O Zot, më ndërto një shtëpi tek Ti në Xhenet dhe më shpëto nga faraoni dhe vepra e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar.

Rabena efrig alejna sabren ve theb—bit akdamena ve unsurna ala el kaumiel kajirijn. 0 Zoti ynë, na jep durim të madh, na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo mbi popullin jobesimtar.
Kjo është lutja e ushtarëve të Talutit, mbretit të izraelitëve. Midis tyre ishte dhe i dërguari i Allahut, Davudi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Numri i besimtarëve ishte i pakët në krahasim me numrin e ushtarëve të Xhalutit. Besimtarët e lutën Zotin e tyre që t’i jepte atyre durim dhe t’i forconte këmbët kur të takoheshin me armikun. Allahu i madhëruari ndihmoi ata duke i dhënë fitoren. Davudi e vrau Xhalutin. Taluti i kishte premtuar Davudit se po të vriste Xhalutin do t’i jepte vajzën e vet për grua dhe do t’i jepte post në mbretërinë e tij. Kur u realizua kushti Taluti e çoi premtimin në vend. Më vonë Davudi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u bëmbret. Allahu i dha post dhe e bëri të dërguar.