Ndarja e humbjes në musharaka

Në rast të humbjes, të gjithë juristët muslimanë janë unanimë në pikën se secili ortak duhet të marrë pjesë në humbje tamam sipas përpjesëtimit të investimit të tij.

Për këtë arsye, nëse njëri ortak ka investuar 40% të kapitalit, ai duhet të pësojë 40% të humbjes, as më shumë e as më pak dhe çfarëdo një kusht i kundërt me këtë marrëveshjen do të bënte të pavlefshme. Ekziston një konsensus i plotë i juristëve mbi këtë parim.

Prandaj, sipas Imam Shafiut, përpjesëtimi në ndarjen e fitimit apo të humbjes duhet të jetë konform përpjesëtimit të investimit të tij. Kurse sipas Imam Ebu Hanifes dhe Imam Ahmedit, përpjesëtimi i fitimit mund të dallojë nga përpjesëtimi i investimit sipas marrëveshjes paraprake të ortakëve, kurse humbja duhet të ndahet midis tyre pikërisht sipas përpjesëtimit të kapitalit të investuar nga
secili prej tyre.

Ky postim eshte pjese e serisë Rregullat kryesore të musharakesë

  1. Shpërndarja e fitimit
  2. Përpjesëtimi i fitimit
  3. Ndarja e humbjes
  4. Natyra e kapitalit