Rregullat kryesore të musharakesë

Musharakeja ose shirketu’l-emvali është një marrëdhënie e krijuar nga palët nëpërmjet një marrëveshjeje reciproke. Prandaj, nënkuptohet se edhe këtu duhet të jenë prezente të gjitha elementet e nevojshme për një marrëveshje (kontratë) valide.

Për shembull, palët duhet të jenë të afta ligjërisht për të lidhë një marrëveshje; marrëveshja duhet të arrihet me pëlqimin e lirë të palëve pa ndonjë detyrim, mashtrim ose paraqitje të rreme, etj.
Megjithëkëtë ekzistojnë edhe disa elemente që janë specifike për marrëveshjen e musharakesë. Ato po i përmbledhim në këto Postime:

  1. Shpërndarja e fitimit
  2. Përpjesëtimi i fitimit
  3. Ndarja e humbjes
  4. Natyra e kapitalit