Proporcioni i fitimit që do të ndahet ndërmjet ortakëve duhet të caktohet në kohën kur lidhet marrëveshja. Nëse nuk është caktuar ky proporcion, marrëveshja nuk është valide sipas Sheriatit.
Përqindja e fitimit për secilin ortak duhet të caktohet në përpjesëtim me fitimin e vërtetë të mbledhur nga biznesi dhe jo në përpjesëtim me kapitalin e investuar nga ata. Nuk është e lejuar të fiksohet ndonjë shumë e përgjithshme për ndonjërin nga ortakët ose ndonjë përqindje fitimi e lidhur për investimin e tij.
Prandaj, nëse A dhe B lidhin një ortakëri dhe merren vesh që A do të marrë 1000$ në muaj si pjesëmarrës në fitim dhe që pjesa e mbetur do t’i mbetet B, ortakëria nuk është valide. Po kështu, nëse merren vesh që A të marrë 15% të investimit të tij, marrëveshja nuk është valide. Baza e vlefshme për ndarjen e fitimit do të ishte një përqindje e caktuar mbi fitimin e vërtetë të realizuar në biznes.
Nëse caktohet ndonjë shumë e përgjithshme ose ndonjë përqindje e investimit për ndonjërin prej ortakëve, duhet të përmendet qartë në marrëveshje se kjo do të jetë lëndë e mbylljes finale të llogarisë në fund të afatit, çka nënkupton se çfarëdo një shumë e marrë nga ndonjëri prej ortakëve do të trajtohet si “paradhënie / kapar” (on account payment) dhe do të ujdiset me fitimin e vërtetë që mund ta meritojë në fund të afatit të marrëveshjes. Mirëpo, nëse nuk realizohet kurrfarë fitimi ose ai është më i vogël seç ishte paraparë, atëherë shuma e marrë nga ortaku do të duhet kthyer prapë.
Ky postim eshte pjese e serisë Rregullat kryesore të musharakesë