Histori Interesante: Sa pak falenderojmë Allahun e Lartësuar!


Një burrë donte të shiste shtepinë e tij e të kalonte në një shtëpi më të mirë…shkoi tek një prej shokëve të tij , i cili ishte sipërmarrës dhe ekspert në tregti. Kërkoi prej tij që ta ndihmonte në shkrimin e një lajmërimi për shitjen e shtëpisë.
Shoku i tij e njihte mjaft mirë shtëpinë e tij saqë ia shkruajti lajmërimin e shitjes së saj me një përshkrim të detajuar.
Ai e vlerësoi për vendodhjen e bukur, hapesirën e madhe , gjithashtu vlerësoi dizajnin inxhinierik dhe e përshkroi atëe si të mrekullueshem, pastaj foli mbi parkun e shtëpisë dhe pishinën e saj etj.
Me pas fjalët e lajmërimit ia lexoi pronarit të shtëpisë i cili e dëgjoi me vemendje të madhe. Pronari i shtëpise i tha: “Të lutem lexoje dhe njeherë” !
Kur shkruesi e lexoi perseri , pronari i shtepisë thirri me të madhe : “Ua cfarë shtepie e mrekullueshme”! Kam gjithe jetën time qe enderroj një shtëpi te tille dhe nuk e paskam ditur qe jetokam ne kete shtepi te cilen ma pershkrove . Pastaj buzeqeshi duke then:” Të lutem mos e publiko lajmërimin, shtepia ime nuk është për tu shitur!
Një moment të lutem sepse historia nuk ka mbaruar akoma…
Në një thënie të vjetër dikur thuhej : “Numëroi të mirat të cilat t´i ka dhënë Allahu e shkruaji ato një e nga një e do të gjesh në veten tënde me shumë lumturi të cilen se ke gjetur me pare” .
Sa harrojmë ne ta falenderojmë Allahun e Lartësuar !
Por përse?!
Sepse ne nuk meditojmë e nuk llogarisim se cfarë të mirash kemi. Sepse ne shikojmë vetëm problemet dhe vetëm të ankohemi për to e nuk i shohim te mirat.
Dikush ka thënë: “Ne vetëm ankohemi sepse Zoti nën trëndafila ka krijuar gjëmbat”. Do të ishte me e denjë për ne ta falenderonim Ate (Allahun)sepse Ai ka krijuar mbi gjëmba trëndafila ! Nje tjeter ka thënë: “U preka shume kur pashe veten time kembezbathur, por e falenderova shume Allahun kur pashë dikë tjetër pa kembë!
Për hir të Allahut të pyes ty : Sa e sa njerëz endërrojnë të kenë si makina jote, shtëpia jote, celulari jot, diploma jote ,puna jote…etj etj? ! Sa e sa njerëz ecin në kembë dhe ti je duke i dhenë makinës? Sa e sa njerëz flenë përjashta e ti fle në shtëpinë tënde ? Sa njerëz ka që e dëshirojnë dhe e ëndërrojnë të mësojnë kurse ti ke diplomë? Sa të papunë ka kurse ti je i punësuar ?
Sa… e sa… e sa… e sa…?! 
A nuk ka ardhur koha të thuash: “O Allah Ty të takon falenderimi për gjithcka”!
Ndoshta vonimi yt ndaj ndonjë udhëtimi është mirësi !!
Ndoshta vonimi i martesës ndaj teje është bereqet !!
Ndoshta mospranimi jot në ndonjë punë është për të mirën tënde !!
Ndoshta mospasja femijë për ty është hajër !!
Ndoshta ti e urren ndonjë gjë por ajo është mirësi për ty!
Sepse Allahu e di e ti nuk e di, mos u ngushto për asgjë që të ndodh sepse me lejen e Allahut në cdo gjë që të bie ka mirësi.
Thuhet se: “Mos i shto ankesat sepse të vjen mërzitia por ,shto falenderimin ndaj Allahut që të vijë lumturia.” Elhamdulilah dhe Elhamdulilah dhe Elhamdulilah. Derisa të arrijë falenderimi ndaj Allahut majën më të lartë! Jemi mirë përderisa akoma arrijmë të flemë pa marrë qetesues e nuk zgjohemi me ndonje zë të lart nga ndonjë pajisje mjekesore e lidhur ne trupin tonë! Elhamdulilah dhe Elhamdulilah dhe Elhamdulilah.
Mos shiko mbrapa sepse në të ka të shkuar që do të mërzisë, po ashtu mos shiko përpara sepse në të ka të ardhme që do të shqetësojë e merakosë por shiko lartë sepse atje është Zoti jot që ty do të lumturojë !
Allahu i lumturoftë ditët tuaja!