Të jetosh me Kuranin

Kërkesat e vendosura nga Kurani për çdo mysliman dhe myslimane përmblidhen si më poshtë:
– një mysliman(e) duhet të besojë në Kuran;
– ai (ajo) duhet ta lexojë atë;
– ai (ajo) duhet të përpiqet për ta kuptuar atë;
– ai (ajo) duhet të veprojë në përputhje me mësimet etij;
– ai (ajo) duhet të transmetojë mësimet e tij
Sigurisht, jo gjithmonë është i mundshëm të kuptuarit e tekstit; megjithatë, myslimani duhet të përpiqet vazhdimisht për të studiuar dhe kuptuar domethënien e Fjalës së Zotit. Vetë Kurani vë në dukje se leximi i thjeshtë ose përsëritja janë të pamjaftueshme. Për t’i qëndruar besnik frymës së Kuranit, ai të fton për të menduar thellë dhe më pas për të vepruar në përputhje me Tekstin.
Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendimtarët. [38/29]
Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?! [47/24] – Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën(Kuranin), apo atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre? [23/68]
Për ta kuptuar mirë Kuranin, duke nisur nga studimi i tij, është i rekomandueshëm një qasje korrekte, linjat kryesore të së cilës janë:
– respektimi i parimeve themelore për një studim të frytshëm të Kuranit;
– të jesh plotësisht i bindur se bëhet fjalë për Fjalën e Zotit;
– të lexosh duke kërkuar vetëm pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit;
– të pranosh plotësisht rrugën e tij dhe të pajtohesh me të;
– të kërkosh strehim pranë Zotit, të kërkosh ndihmën eTij për studimin e Fjalës së Tij dhe ta falënderosh e ta lavdërosh për të fituar bekimet e Tij;
– të përforcosh e të ruash praninë dhe përqendrimin e zemrës;
– të kesh përshtypjen se po e dëgjon Kuranin drejtpërdrejt nga Zoti;
– të jesh i ndërgjegjshëm për të qenë gjithmonë pranë Zotit;
– ta ndiesh se Kurani po të drejtohet ty;
– të përshtatësh një sjellje të hijshme dhe të pastrohesh nga jashtë e nga brenda;
– të reflektosh për Kuranin dhe të përpiqesh për ta kuptuar atë;
– të vlerësosh se çdo varg përmban një kuptim aktual dhe se ai nuk ka lindur nga një tregim i kohës së shkuar;
– ta lexosh krejtësisht Kuranin për të pasur një ide të përgjithshme për të;
– të shmangësh komentet e zgjatura kur je në fillim të Kuranit;
– të mësosh gjuhën e Kuranit;
– të reflektosh thellësisht mbi atë që ke lexuar dhe ta recitosh Kuranin në mënyrë të ngadalshme dhe të harmonishme (tertîl);
– të përpiqesh të hysh tërësisht në atë që studion;
– të kujtosh se si Profeti dhe Shokët e tij kanë pranuar Kuranin;
– të vlerësosh se çdo fragment i Kuranit i adresohet çdo personi që e lexon, e thotë ose e dëgjon;
– të parashtrosh një përgjigje të brendshme për vargjet kuranore dhe ta shprehësh atë duke lavdëruar Zotin dhe duke kërkuar faljen e Tij;
– ta recitosh çdo ditë Kuranin dhe ta mësosh atë përmendësh aq sa është e mundur;
– të përpiqesh për të jetuar me mësimet e Kuranit, meqenëse ai është rruga për të gjithë njerëzimin.
Kjo përbën mjetin më të mirë për t’iu afruar Kuranit dhe për të përvetësuar kuptimin e tij. Gjithashtu, çdo mysliman(e) duhet t’i kushtohet respektimit të përditshëm të Profetit Muhamed (a.s.). Ai është njeriu më i afërt i Kuranit, ai që e ndiente dhe e kuptonte më mirë atë, sikurse thoshte për të gruaja e tij, Aishja: “Profeti ishte shprehja e gjallë e Kuranit”.