Amaneti i adhurimeve

Allahu i Madhërishëm thotë: ”Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë?“
Në këtë dynja Allahu na ka sjellë me këtë qëllim të lartë dhe na ka ngar uar me këtë amanet të madh, i cili është i shtrirë përgjatë gjithë jetës sonë:[Kuran a=”6-El-Enam:162″][Kuran a=”6-El-Enam:163″]
E gjithë jeta jonë është adhurim për Allahun e Madhërishëm, nga çasti që ngrihemi nga gjumi, deri në çastin që kthehemi edhe një herë në shtratin tonë, lëvizjet tona, kryerja e nevojave tona, ushqimi ynë, pija jonë, puna jonë, vizitat tona, takimet tona me të tjerët, qëndrimi ynë para Allahut të Madhërishëm dhe kryerja e veprave të detyrueshme.

A e dimë se namazi është amanet?
Për ta përmbushur këtë amanet duhet ta falim në kohë namazin:[Kuran a=”4-En-Nisa:103″]

Dhe nuk duhet të harrojmë të falemi. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”107-El-Maun:4″][Kuran a=”107-El-Maun:5″]

Gjatë namazit ne duhet të përqendrohemi me mendje dhe zemër. Profeti (a.s.) thotë: ”Një njeri mund të falë namaz, por ai prej tij mund të ketë (sevape) një të dhjetën , ose një të nëntën ose një të tëtën ose një të shtatën, ose një të gjashtën...”, derisa i numëroi të gjitha. I kushtojmë kujdes pastrimit, marrjes abdes, duke u përgatitur për takimin me Zotin Tonë. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Nuk ka namaz për atë që nuk ka abdes.” Dhe: ”Abdesi është gjysma e besimit.” Gjetja e drejtimit të Qabesë është amanet. Eshtë e domosdoshme që të bëjmë sa mundemi për këtë. Përqendrimi në namaz është amanet. Njohja mënyrës së faljes, rregullat, sunetet dhe vaxhibatet janë amanet. Mos shtimi a pakësimi i rekateve të i saj është amanet. Falja rregullisht e namazeve sunete është amanet. Mosshtimi a pakësimi i rekateve të tyre është amanet. Njohja e rregullave të pastërtisë rituale është amanet.

Gratë e kohës së Profetit alejhi selam e kanë ditur vlerën e namazit, prandaj janë falur sa më shumë të ishte e mundur. Ja, Urve Bin Zubejr tregon për të ëmën e tij, Esmanë (Zoti qoftë i kënaqur me të): ”Hyra tek Esmaja dhe e gjeta duke u falur. E dëgjova duke lexuar këtë ajet: [Kuran a=”52-Et-Tur:27″]
Ajo u lut që Allahu ta ruante nga zjarri i Xhehenemit. U ngrita për t’u larguar pasi ajo e zgjati namazin dhe vazhdonte të kërkonte mbrojtjen e Allahut. Shkova në treg dhe kur u ktheva përsëri e gjeta po në atë gjendje duke qarë dhe duke i kërkuar , Allahut ta ruante nga zjarri i Xhehenemit.”