Prej gjërave të rëndësishme, pa të cilat njerëzit nuk mund të bëjnë në jetën e tyre shoqërore është edhe konsultimi mes tyre, për ato gjëra që prekin jetën e tyre private dhe publike. Njeriu, cilado qoftë pozita e tij në shoqëri ka nevojë të konsultohet.
Udhëheqësi, i cili drejton punët e shtetit e ka atë të nevojshme. Po ashtu edhe drejtori i shkollës, i pari i shtëpisë, e të ngjashëm me ta, individë dhe grupe. Konsultimi është edhe prej gjërave që Zoti i ka ngulitur në natyrën e pastër të njeriut, domethënë e bëri atë me natyrë dashuruese të së mirës dhe kërkuese të suksesit në përpjekjet e tij.
Prandaj, Allahu i Madhërishëm origjinën e krijimit të njeriut e përafroi me konsultimin në lidhje me të, kur Ai u tha melaikeve: [Kuran a=”2-El-Bekare:30″]Allahu nuk ka nevojë për të marrë mendimin e krijesave të Tij, por Ai ia parashtroi melaikeve dëshirën e Tij, që konsultimi të shndërrohet metodologji e njerëzimit dhe domosdoshmëri e tyre.
Kështu konsultimi ka ardhur bashkangjitur me krijimin e njeriut dhe bashkëngjitja e diçkaje me diçka tjetër në krijim çon në njohjen dhe familjarizimin e tij me të.
Duke qenë se konsultimi i është kaq i nevojshëm Allahu e familjarizoi atë me rrugën e përqasjes në kohën e krijimit.
Konsultimi ka qenë prezent në të gjitha periudhat e historisë së njerëzimit.
Faraoni u konsultua në lidhje me Musain (a.s.) për sa na tregon Allahu i Madhërishëm në Kuranë kur thotë: [Kuran a=”7-El-A’raf:110″]Edhe Belkisa u konsultua për çështjen e Sulejmanit (a.s.) siç na tregon Allahu i Madhërishëm në Kuranë, kur thotë:[Kuran a=”27-En-Neml:32″]Ajo që i bën njerëzit të lënë konsultimin është dëshira për despotizëm dhe mos dëshira për të dëgjuar zërin që kundërshton epshin e tij. Kjo është devijim nga natyra e pastër dhe nuk ka lidhje me natyrën fillestare të njeriut. Prandaj edhe despoti në vështirësi i kthehet konsultimit.
Konsultimi ka shumë dobi prej tyre:
Nëse puna e atij që konsultohet nuk del me sukses ai do ta kuptojë se ka qenë vetëm caktimi i Zotit dhe nuk do të fajësoi vetveten. Se ai që konsultohet fillimisht mund të ketë vendosur për diçka, por më pas i bëhet e qartë se e sakta qëndronnë mendimin e një tjetri, kështu ai kupton pamundësinë e tij për të njohur gjithmonë rrugën e së mirës.
Ali bin ebi Talib ka thënë: “Konsultimi është thelbi i suksesit. Ai që veçohet me mendimin e tij ka rrezikuar. Plani përpara veprimit të ruan nga pendimi.” Një i urtë ka thënë: ”E drejta nuk gjendet më mirë se sa me anë të konsultimit, mirësitë nuk arrihen më shumë se sa me anë të ndihmës së të të tjerëve dhe urrejtja nuk fitohet më shumë se sa me anë të mendjemadhësisë.”
Prej argumenteve që na tregojnë për rëndësinë e konsultimit është transmetimi i Amru bin Dinarit, i cili thotë se Ibën Abbasi ajetin: ”Dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme!” e lexonte ”Dhe këshillohu me ta në disa çështje!” Kështu urdhri i Allahut për të dërguarin e Tij që të konsultohet mjafton mbi çdo argument tjetër, pasi kur Allahu i Madhërishëm në librin e Tij me tekst të qartë urdhëron të dërguarin e Tij të konsultohet, edhe pse ai është krijesa më e plotë, atëherë ç’mund të themi për të tjerët. Hasen Basriu ka thënë: “Për Allahun, nuk konsultohen disa njerëz vetëm se do të udhëzohen për tek më e sakta që gjendet para tyre, pastaj lexoi: ”Dhe këshillohen per punet e veta me njeri -tjetrin!”(Esh-Shuara: 38)
Konsultimi bëhet edhe më i domosdoshëm për ata që kanë në dorë çështje publike, siç janë udhëheqësi i një populli, gjykatësi, e të ngjashëm me ta. Sakaq, transmetimet e sakta në lidhje me konsultimet e Umer bin i Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur më të) dhe të shokëve të tij janë të shumta dhe të njohura.
Drejtuesit e një vendi kanë për detyrë të konsultohen me dijetarët për çështjet që ata nuk i dinë dhe për gjërat që ata nuk i kanë të qarta nga çështjet e Dynjasë. Ata duhet të konsultohen personalitetet e ushtrisë për çështje që kanë të bëjnë me luftën, me personalitetet njerëzore në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me të mirën e përgjithshme, me shkrimtarë, punëtor dhe me ministrat për çështje që kanë të bëjnë me interesin e vendit dhe me publikun e gjerë.