Amaneti i sendeve

Ky amanet ka të bëjë me lënien e pasurisë a të diçkaje tjetër tek një person në ruajtje.
Islami ka nxitur ruajtjen e këtij lloji të amanetit, sepse kjo përhap siguri dhe besim mes njerëzve. Kështu burri i beson një tjetri dhe i lë në dorë një shumë parash a diçka tjetër pa pasur frikë dhe pa u shqetësuar. Për rrjedhojë të këtij besimi përhapet mes njerëzve dashuria.

Ligjësimi i këtij lloj amaneti
Islami e ka ligjësuar pranimin e amanetit, për sa kohë ai që e merr në ruajtje është në gjendje ta bëjë këtë. Në këtë ne kemi shembull të Dërguarin e Allahut (alejhis selam). Ai e pranonte amanetin, derisa dhe i vendosën epitetin ”Besniku”. Madje ai shkoi deri atje sa natën që do të emigronte për në Medine edhe pse e dinte që kurejshët po kërkonin ta vrisnin, megjithatë ai nuk e la pas dore rikthimin e amaneteve. Kështu kërkoi nga Ali bin Ebi Talib (r.a.), i cili ishte ende i vogël të flinte në shtratin e tij, në mënyrë që të bënte të mundur rikthimin e sendeve të zotëve të tyre në vend të tij.

Gjykimi i pranimit të amanetit është i ndryshëm sipas situatës. Pranimi i këtij amaneti mund të jetë detyrë, nëse ai që vjen t’ia të tëlënë. lëjë një Në amanet këtë rast nuk është ka kënd vaxhibtjetër (detyrë) për që të pranohet ky amanet. Mund të jetë edhe mustehab (e pëlqyeshme) në rast se dikush shkon t’i lërë një tjetri një amanet dhe ai i ka mundësitë e ruajtjes së atij amaneti, për shkak se kjo futet tek bashkëpunimi në punë të mira dhe të devotshme. Pranimi i amanetit mund të jetë edhe mekruh (i papëlqyeshëm), kjo në rast se personi, nga i cili kërkohet të mbajë këtë amanet, e ndien se nuk është i aftë për ruajtjen e tij. Eshtë haram (e ndaluar) që një njeri të marrë në dorëzim një amanet nëse e di në vetvete se ai do ta shpërdorojë atë dhe ai nuk është i zoti ta mbajë.