Mund të ndodhë që të flasësh shumë gjatë ditës. Po çfarë do Allahu nga këto fjalë?

I Lartësuar është Allahu, falënderimi i takon Allahut, nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos Allahut, Allahu është më i madhi.
Këto janë fjalët më të dashura tek Allahu. Këto fjalë janë më të dashura sesa lindja e diellit për Profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Për secilën prej tyre, lutësi merr shpërblimin e lëmoshës.Ato janë më të mira se pasuria dhe fëmijët si dhemë të mira se sa robërit dhe forca punëtore.
Nga vendi që ti je ulur tani ke mundësi të arrish vlerën e atij që liron robër, të shtosh mirësitë e tua, të fshish gjynahet, të vendosë shtroje nga shejtanët si dhe të bëhesh më i miri i njerëzve.

Askush e asgjë nuk e meriton të adhurohet përveç Allahut. Ai nuk ka ortak, i Tij është sundimi. Atij i takon falënderimi. Ai është i plotfuqishëm mbi
gjithçka.

Shpërblimi i përmendjes së kësaj lutjeje është si të lirosh dhjetë robër. Të shkruhen 100 të mira. Të fshihen 100 të këqija. Të ruan nga shejtani. Si dhe
bëhesh më i miri i njerëzve.

Mbase nuk e dimë, por mundet që gjynahet tona të jene sa shkuma e detit. Edhe duke qenë kaq të shumta mund t’i fshimë ato me tre fjalë të thjeshta.
I Lartësuar është Allahu, e vetëm Atë e falënderojmë. Fshin gjynahet; Është Fjala më e dashur tek Allahu; Është nga përmendja e melaikeve; Fiton 100 të mira; Fshin 100 të këqija. Ne dëshirojmë që të jemi prej atyre që peshoret e veprave të mira do t’i kenë të rënda. “Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.” Dhe frikësohemi që mos të na lehtësohen peshoret. “Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.”

I Lartësuar është Allahu, vetëm Atë e falënderojmë, i Lartësuar është Allahu i madhëruar.
Këto janë fjalë të rënda në peshore dhe fjalë të dashura për Mëshiruesin.

I Lartësuar është Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij, dhe aq sa dëshiron Ai vetë, po aq sa është pesha e Arshit të Tij dhe saboja e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij.

Thënia e kësaj lutjeje e ka shpërblimin sikur të përmendje Allahun nga mëngjesi deri paradreke.
Nga mirësia e Allahut në këtë ymet është dhurimi i thesareve të Xhenetit me fjalë të thjeshta.
Nuk ka forcë e ndryshim veçse me lejen e Allahut. Të jepet thesar nga thesaret e Xhenetit. Ke mundësi ta thuash shumë shpejt dhe të hiqet pengesa nga zemra që të ndalonte nga përmendja e Allahut, të largohen pikëllimet, dëshpërimit që të rendonin ne zemer, te vjen furnizimi i begate.

Kërkoj falje nga Allahu. Largon pakujdesinë që të kaplon zemrën. Si dhe sjell furnizim të bollshëm. Njeriu gabon, mundet që të dezertojë, tradhëtojë, apo të bëjë gjynahe të shumta që nuk mund t’i falë njeriu, ndërsa gjen falje tek Allahu i madhëruar.

Kërkoj falje tek Allahu, përpos të Cilit askush tjetër e asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet, tek i Gjalli e tek i Përjetshmi dhe tek Ai pendohem.[Kuran a=”33-El-Ahzab:43″]

O zot, bekoje dhe shpëtoje Muhamedin. E bekon Allahu thënësin e saj dhjetë herë.