Amaneti i shqisave

Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”17-El-Isra:36″] Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Vërtetë edhe trupi yt ka të drejtë mbi ty” Kështu, trupat tanë, shqisat tona janë amanet, Allahu i Lartësuar do të na pyesë për to.
Dëgjimi:
Është amanet dhe mirësi e Allahut mbi ne për të ndërvepruar me ata rreth nesh. Dëgjojmë zërat e tyre dhe kuptojmë, vetëdijesohemi, gëzohemi, lumturohemi me zërat e bukur. Bëjmë kujdes nga rreziqet e pashmangshme, gjykojmë për të tjerët nëpërmjet asaj që dëgjojë prej tyre dhe për ta. Krijojmë shoqëri, dashurojmë dhe ndikohemi. Dëgjimi është prej shqisave të para të krijuara nga Allahu tek njeriu dhe ai ka një rëndësi madhore.

Të kryejmë këtë amanet do të thotë ta ruajmë dëgjimin nga çdo dëm material moral. Pjesë e përmbushjes së amanetit është edhe mjekimi i tij në rast sëmundjeje. Gjithashtu, përdorimi i tij vetëm në gjëra që kënaqin Krijuesin. Kështu, të dëgjojmë vetëm gjëra që Allahu i do, të dëgjojmë me vëmendje fjalët e Tij, siç ka thënë Vetë: [Kuran a=”7-El-A’raf:204″]

Nga edukata me të tjerët është dëgjimi i tyre kur flasin deri në fund, pa i ndërprerë. Dëgjimi është një art, i cili duhet të praktikohet patjetër në mënyrë që të ndërveprojmë me te tjerët. Kështu, vetë Allahu i Lartësuar i ka dëgjuar fjalët e Iblisit. Edhe Profeti (a.s.) ulej e dëgjonte edhe njerëzit më jobesimtarë.
Prej treguesve të mençurisë dhe diturisë së njeriut është bukuria e dëgjimit. Dituri fitojmë duke dëgjuar sa më shumë. Për të ruajtur të pastër dëgjimin, duhet patjetër të largohemi nga dëgjimi i haramit, siç janë gënjeshtra, thashethemet, përgojimet, fjalët e ulëta, fyerjet, sharjet etj., për shkak se Allahu i Madhëruar e shikon se si ne e përdorim këtë shqisë dhe na vlerëson për këtë gjë. Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”7-El-A’raf:179″] Dhe:[Kuran a=”2-El-Bekare:18″] Kjo, sepse përdorimi i këtyre shqisave në mënyrë të gabuar e bën të pavlefshëm ekzistencën e tyre në peshoren e Allahut; jo vetëm kaq, por i shndërron ato në fatkeqësi për njeriun.

Shikimi:
“Është amanet dhe mirësi me të cilin Allahu na ka begatuar. Me anë të tij ne gëzojmë aftësinë për të parë, mësojmë duke lexuar dhe soditur, kënaqemi me shikimin e bukurisë dhe të ngjyrave. Horizonti ynë zgjerohet dhe ai nëpërmjet teleskopit dhe mikroskopit arrin të shikojë në qiell dhe në tokë edhe krijesat më të imëta. Ne kemi lirinë për të hedhur në hapësirë dhe në veten tonë shikim meditues. Me anë të tij ne arrimë të zgjedhim e të bëjmë kujdes nga gjërat që na pengojnë në rrugën tonë. Me të ne ruhemi nga armiku dhe bashkëpunojmë me miqtë.

Shikimi është edhe mjet shprehjeje. Ai ka mijëra kuptime; kemi shikim dashurie, shikim mëshire, shikim jo aprovues, shikim qortues, shikim zemërimi etj. Të gjitha ndjenjat tona mund të shprehen nëpërmjet shikimit. Është amanet që t’u përçojmë njerëzve përreth nesh dashuri e respekt dhe që shikimet tona të shprehin kënaqësi për atë që na ka dhënë Allahu i Lartësuar.

Prej amanetit është të ruajmë sytë prej gjërave që i dëmtojnë ato, siç janë nxehtësia, mikrobet, lëndët helmuese apo djegëse dhe të kujdesemi për pastërtinë e tyre.

Sikurse prej amanetit është që ne të mos shikojmë asgjë që Allahu i Madhërishëm e ka ndaluar. Kështu shikimi ynë nuk duhet të ndjekë atë që është e ndaluar, të lexojë gjëra të ndaluara, të shikojë pjesët e turpshme tek të tjerët, pasi shikimi është dritarja që hap rrugën për veprën e imoralitetit.

Allahu i Madhërishëm thotë: [Kuran a=”24-En-Nur:30″]Dhe: [Kuran a=”24-En-Nur:31″] Nëse sytë tanë i përdorim mirë, për të adhuruar Allahun dhe shikimin tonë për të kënaqur Allahun, atëherë e kemi kryer amanetin e tyre. Dhe nëse i përdorim në haram, atëherë ne nuk e kemi mbajtur amanetin dhe do të ishim prej atyre që Allahu thotë: ”Ata kanë sy, por nuk shohin?”(Al-Araf: 179)

Duart:
Edhe duart tona janë amanet. Allahu na e dha këtë mirësi për të marrë dhe për të dhënë, për të kapur, për të punuar, për të mësuar, për të mbajtur dhe vendosur, për të ngritur dhe për të zbritur dhe për të prekur ata që duam. Për t’u dhënë dorën të tjerëve, për të prekur kokën e jetimit, për t’u solidarizuar me të sëmurin, për të larguar një të keqe apo për të arritur një të mirë.

Përdorimi i dorës, për të dhënë në rrugë të Allahut, për punë fisnike, për të fituar hallallin, për të prekur të lejueshmen, për të ushqyer nevojtarin e gëzon njeriun dhe ia rrit vlerat tek Allahu i Madhërishëm. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.” Allahu na nxit të punojmë dhe të dhurojmë dhe na ndalon të jemi inferior dhe të lypim. Profeti (a.s.) thotë: ”Që dikush nga ju të mbartë në kurriz një deng me dru është më mirë se sa të lypë njerëzit; i japin a si japin.”

Prej amanetit është që me duart tona të mos rrahim të dobëtit, siç janë gruaja, fëmijët të varfrit, pasi dora e Muhamedit (a.s.) nuk ka rrahur kurrë askënd dhe nuk është mirësi rrahja e gruas dhe nuk është prej metodave
edukative rrahja e fëmijëve. Profeti (a.s.) ka thënë: ”Më i miri mes jush është ai që tregohet më i mirë për familjen e vet dhe unë jam më i miri mes jush me familjen e vet.

Me dorë dërgojmë telegrame, mesazhe elektronike të hijshme dhe përhapim mirësinë. Me dorë shkruajmë diturinë dhe përgëzojmë të tjerët. Me dorë fshijmë lotët, ndezim qirinjtë, largojmë atë që është gjynah dhe e kotë. Kështu duart tona janë amanet, prandaj le t’i frikësohemi Allahut në to, sepse Ditën e Kiametit ato do të tregojnë për veprimet e tyre. [Kuran a=”2-El-Bekare:79″]Edhe këmbët tona janë mirësi. Ato na mbartin drejt synimeve ona. E kemi amanet që mos i ngarkojmë ato me më shumë seç mund të mbajnë.Tregojmë kujdes për shëndetin e këmbëve, duke bërë lëvizje të sakta dhe t’i mjekojmë kur të na sëmuren. I forcojmë ato me adhurime ndaj Allahut, me qëndrimin në namaz, me ecjen për të vizituar të sëmurët, për të ndihmuar vejushat, jetimët dhe nevojtarët. Allahu i Madhërishëm thotë: [Kuran a=”73-El-Muzzemmil:2″]Dhe:[Kuran a=”29-El-Ankebut:20″][Kuran a=”6-El-Enam:11″][Kuran a=”27-En-Neml:69″][Kuran a=”30-Er-Rrum:42″] Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: ”Ai që ecën në ndihmë të vejushave dhe të varfërve, është njëlloj si ai që lufton në rrugë të Zotit.”

Përdorimi i këmbëve në bindje të Allahut të Madhërishëm e forcon trupin dhe ndikon në moralin e njeriut, duke e bërë atë të gëzuar dhe aktiv. Këmba e njeriut, në Ditën e Kiametit do të rrëfejë për ato që ka vepruar.
Edhe toka do të rrëfejë për ato që ai a vepruar sipër saj. Një nga detyrimet që kemi ndaj këmbëve tona është që të mos i drejtojmë nga vendet e ndaluara, apo të mos veprojmë me to diçka të ndaluar.

Goja
Goja përfshinë buzët, shijimin, gjuhën,gjymtyrë me të cilat Allahu na ka begatuar dhe na i ka lënë amanet. Lëvizja e natyrale e buzëve është mirësi, buzëqeshja është mirësi, përdorimi i buzës për. që është krijuar është amanet, lëvizja e ‘uhës me atë që kënaq Allahun në fjalë, në shenja dhe në shprehje të asaj që kemi brenda vetes është amanet.

Amanet është të shijojmë vetëm ushqim hallall, pije hallall dhe mos t’i afrohemi haramit; as mos ta shijojmë dhe as mos ta hamë. Amanet është të ruajmë gjuhët prej fjalëve të pavërteta, të talljes, cenimit të të tjerëve. Amanet është që këtë mirësi të madhe që Allahu na ka dhënë dhe e cila na bën në të gëzohemi dhe të gëzojmë edhe të tjerët, ta përdorim vetëm në gjëra që kënaqin Allahun, përndryshe Allahu do t’i vulosë ato Ditën e Kiametit:[Kuran a=”36-Jasin:65″] Allahu i Madhërishëm, gjithashtu thotë: [Kuran a=”41-Fussilet:19″][Kuran a=”41-Fussilet:20″][Kuran a=”41-Fussilet:21″][Kuran a=”41-Fussilet:22″][Kuran a=”41-Fussilet:23″]