- Dua që është ibadet
Me këtë nënkuptojmë çdo vepër me të cilën e adhuron njeriu Zotin e vet.
Këtu bëjnë pjesë: namazi, haxhi, sadakaja (lëmosha), agjërimi etj.
Cili është shkaku i emërtimit të këtyre veprave dua?
Këto vepra janë quajtur dua, sepse në to ekziston kuptimi i kërkesës, ngaqë kur i bën njeriu këto vepra sikur kërkon nga Allahu ta mëshirojë dhe ta fusë në Xhenet për shkak të tyre.
- Dua që është kërkesë
Kjo është kur duaja përmban në vete kërkesë.
Shembull: Thëniet “o Allah më mëshiro” dhe “o Zoti im, më fal”.
Duaja që i bëhet dikujt tjetër pos Allahut:
Duaja është ibadet, prandaj kushdo që ia drejton atë dikujt tjetër përveç Allahut është politeist, jobesimtar.
Argument për këtë është thënia e Allahut:[Kuran a=”23-El-Muminun:117″]