Në Islam, emra gëzon të drejtat e saj, të cilat i lakmon cdo femër jomuslimane. Nëse femra i fiton plotësisht të drejtat e saj, gjendja e muslimaneve nuk do të ishte në këtë nivel që ato ndodhen tani. Por, per te ardhur keq , shoqëritë islame nuk ia kanë dhënë femres këto të drejta, madje, këto shoqëri kanë rendur pas orientimeve perëndimore dhe kristianizuese, të cilat janë planifikuar nga Sionizmi Botëror, dhe u zbatuan prej individëve të shoqërisë islame, të cilat u mahnitën dhe u ndikuan nga kjo prirje perëndimore. Në krye të këtyre individëve qëndron Kasim Emini, i cili në librin e tij “Femra Botërore”, që u botua në vitin 1900, në kapitullin ” Edukimi dhe mbulesa”, ndërmori një fushatë të fuqishme kundër Islamit, duke e mohuar civilizimin dhe përparimin islam, madje ai mohoi drejtësinë dhe rendin në islam.
Gjithashtu, ai sulmoi mbulesën e femrës duke thënë: ” Edhe nëse mbulimi i femrës nuk do të kishte të metë, prapë ai është në kundërshtim me lirinë njerëzore. Mbulesa është shkak që femra ka arritur në atë pikë sa që është e pamundur që ajo të gëzojë të drejtat e saj, të garantuara nga ligjet njerëzore, mbulesa është shkak që femra është e paaftë dhe nuk mundet të ushtrojë vetë cfarëdolloj pune, edhe pse ligji e pohon se ajo është e aftë njësoj si burri në menaxhimin e problemeve të jetës, mbulesa e ka izoluar femrën, edhe pse ligji e respekton lirinë e saj, sikurse edhe të burrit”. Ai vazhdon duke thënë: ” Nëse mbulimi i femrës nuk do të kishte vetëm se këtë të metë, atëherë do të ishte e mjaftueshme që cdo njeri që respekton lirinë, të drejtat dhe ndjenjat njerëzore, do ta urrente dhe neveriste mbulesën, por, mbi të gjitha këto, dëmin me të madh që shkakton mbulimi i femrës, është se ai bëhet pengesë për vazhdimin e arsimimit të saj”. Edukata rreth se cilës Kasim Emini thërret, është se gratë të puthin burrat e huaj. Këtë sjellje, ai e konsideron dashamirësi, kur thotë: ” Gjatë periudhës së qëndrimit tim në Francë, pashë një djalë dhjetë vjec, që ishte përkrah meje dhe shikonte kompaninë e ushtarëve francezë që kthehej nga lufta. Kur, mbajtësi i flamurit kombëtar francez kaloi përpara nesh , djaloshi qëndroi me respekt, ngriti kapelën dhe përshendeti flamurin duke e ndjekur me shikimet e tij derisa i humbi nga shikimi. Unë ndjeva se atdheu, për këtë djalosh, u materializua tek ky flamur i cili kaloi përpara tij dhe zgjoi të gjitha emocionet e tij.
Kurse, forca e emocioneve tek burrat dhe gratë që shikonin këtë skenë, arriti deri në atë pikë, sa që ata filluan të bënin veprime si fëmijë. Shumë nga gratë e pranishme filluan të puthnin ushtarët dhe lotët e gëzimit rridhnin mbi faqet e tyre. Kurse pjesa më e madhe e burrave kërcenin, këndonin dhe i hidhnin kapelat e tyre në rrugë”, pastaj, ai thotë: ” Si këto skena dhe cfarë ndodh në to përpara fëmijëve bëhen shkak që në shpirtin e tyre të mbillen ndjenjat atdhetare të cilat më pas lulëzojnë dhe japin frytet e tyre në shoqëri, kështu është gjendja edhe pa ndonjë shkak , ato hoqën shamitë, i flakën në tokë, i lagën me naftë, dhe u vunë flakën !! Lind Pyetja, clidhje kanë anglezët me mbulesën? A mos vallë pushtuesit britanikë ishin ata që e detyruan femrën të vishte mbulesën, dhe kjo të bëhej shkak që ato të deklaronin revoltën kundër tyre, dhe në demostratën e tyre përpara kazermave të ushtrisë britanike , të hiqnin mbulesën dhe të ndiznin zjarr me të? A nuk është ky një argument se në këtë ceshtje ka komplot? Heqja e ferexhesë u pasua nga kërkesa për shkollimin e mashkullit dhe femrës në një vend, dhe nga kërkesa për punësimin e femrës jashtë shtëpisë. Për ta mbështetur këtë nismë, ata gjetën përkrahës në universitete, në shtyp dhe në letërsi. Dhe kështu, mjedisi në komunitet u shndërrua në një shoqëri të zhveshur nga principet shoqërore të cilat shoqëria islame i ka njohur më parë.
Në përfundim, mund të themi se ajo që i mungon femrës moderne është pikërisht Islami. Nëse ajo sot ka probleme, nëse dot me të abuzohet qoftë në shoqëritë perëndimore por edhe ato lindore, probleme i saj i vetëm është se ajo nuk e ka Islamin afër dhe vetë nuk është afër tij. Vetëm me Islamin femra do të llogaritet si pjesë përbëresëe shoqërisë, bile do të llogaritet si bashkëthemeluese e saj, bashkë me burrin e saj. Ky është dallimi i madh ndërmjet asaj që femra moderne posedon sot dhe asaj që Islami i premton asaj.