Amaneti i fesë dhe ftesa në fe

Nga amanetet më të rëndësishme është ai i përhapjes së fesë së Allahut të Madhërishëm! [Kuran a=”3-Ali-Imran:104″] Burra dhe gra. Allahu i Madhërishëm, gjithashtu thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Ajetet dhe hadithet, të cilat na ngarkojnë me këtë përgjegjësi janë të shumta. Ndërkohë, nuk është kusht që të përvetësohet një i masë e përcaktuar njohurish për të ftuar në rrugë të Allahut të Madhërishëm. Mjafton që njeriu ta dojë Zotin, fenë e tij dhe të ketë njohuri për atë pjesë në të cilën është duke e ftuar një tjetër, për të fituar mirësi nga Zoti (sevap).

Ja, Ummu Sulejm (bashkëkohësja e Profetit a.s.). Kur Ebu Talha dëshironte të martohej me të, ajo i tha: ”Për Allahun, një si ti nuk mund të refuzohet, por ti je jobesimtar dhe unë jam një grua muslimane dhe nuk më , lejohet të martohem me ty. Nëse ti pranon Islamin, unë nuk dua prikë tjetër prej teje, përveç tij. Ebu Talha e pranoi Islamin dhe kjo ishte dhurata e vetme që ai dha.” Thabiti ka thënë: ”Nuk kam dëgjuar që ndonjë grua tjetër të ketë pasur dhuratë më domethënës se Ummu Sulejm.” Mbase një fjalë e vetme, së cilës njeriu nuk i kushton rëndësi, mund të jetë shkak që të tjerë të udhëzohen apo të korrigjojnë veprimet e tyre; dhe me këtë njeriu ngjitet në shkallët më të larta të Xhenetit. Një njeri mund të jetë shembull i mirë me sjelljen e tij e të udhëzojë në rrugën e vërtetë. Dikush mund të dhurojë një libër, mund të largojë një njeri nga vështirësia, mund të ndihmojë dikë dhe me anë të këtyre veprave të ketë përmirësuar situatën e të tjerëve.

Ftesa për tek Allahu nuk bëhet vetëm nëpërmjet ligjëratave dhe as që është përgjegjësi vetëm e kuadrove fetarë. Ajo është amanet i shoqërisë dhe përgjegjësi e Bashkësisë së Muslimanëve (Umetit). Nëse do të pyesnim veten tonë se a kemi ftuar dikë në Islam, përgjigja e shumicës do të ishte jo. Edhe pse në vendin tonë jetojnë jobesimtarë dhe ata janë rreth nesh, por ne nuk ia kemi ngarkuar vetes përgjegjësinë për t’ua sqaruar mirësitë e Islamit dhe t’i ftojmë ata në të.

Është e nevojshme që të ndalemi mendueshëm një çast me veten dhe t’ua përçojmë atyre rreth nesh fenë e Allahut të Madhërishëm, të mbajmë mbi supe preokupimin e kësaj feje në vendin tonë dhe në vendet e tjera, duke thënë fjalën e ëmbël, duke ndërvepruar drejt, me virtyte të larta, me vërtetësi dhe besnikëri. Në këtë kuadër, ne të përdorim të gjitha mjetet, si: mësimdhënia, media, shëndetësia, shoqërimi etj., për të përçuar fjalën e Allahut të Madhërishëm.