Konsiderata e ndjenjave të bashkëshortes tënde

I dashuri ynë, Profeti i Allahut ﷺ, na këshillon për t´i marrë në konsideratë ndjenjat e bashkëshortes. Profeti ﷺ, nuk e linte gruan e tij të vetmuar dhe të shkonte vetë nëpër gosti. Ai e refuzonte ftesën nëse ftohej i vetëm. Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet: ” Një fqinj i të Dërguarit të Allahut alejhi selam me origjinë persiane ishte kuzhinier i mirë. Një herë përgatiti ushqim për Profetin alejhi selam dhe e ftoi ate. Ai i tha: “Po Aishen?”. Tha: “Jo!”.
Profeti ﷺ i tha: “Ateherë edhe unë jo!”. Kjo ftesë u përsërit tre herë, derisa ftuesi e pranoi që edhe Aishja ta shoqëronte të Dërguarin ﷺ dhe vajtën të dy së bashku.