Jusufi Alejhi Selam

Allahu i Lartësuar ka thënë:[Kuran a=”12-Jusuf:46″] I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: ” Fisniku është i biri i Fisnikut, i biri i Fisnikut, i biri i Fisnikut: Jusufi, i biri i Jakubit, i biri i Is´hakut, i biri i Ibrahimit (Paqja qoftë me ta)”. (Transmeton Buhariu)
Emri i tij në Kuran është përmendur 27 herë. U hodh në pus (nga vëllezërit tij) në tokën e Kudsit (Jeruzalemit).
U mor dhe u dërgua në Egjipt, dhe u shit në Efarijsin (San Haxher) e sotëm, në afërsi të liqenit Menzeleh.
I strehoi babain dhe vëllezërit e tij në veri të Belbesit (Sift El Haneti i sotëm). ndërroi jetë në Halijl (Hajrun), në vendet e Makdisit (Jezuralemit).
Ka lindur në vendet e Makdisit (Jeruzalemit) dhe jetoi në Egjipt. Kishte 11-të vëllezër. Jusufi alejhi selam nuk ishte vëllai i këtyre të dhjetëve prej nëne, por ishte vëllai i tyre prej babai.
Nuk është përmendur ndonjë gjë në lidhje me statusin e tij civil, vetëm rej nipërve të tij përmendet një grua me emrin, Rahmeh, e cila ishte bashkëshortja e profetit durimtar Ejubit alejhi selam të cilin Allahu e sprovoi me vuajtje, fatkeqësi dhe sëmundje, pasi ishte prijës i pasur dhe bamirës i madh. Bashkëshortja e Ejubit alejhi selam , e ka shoqëruar atë gjatë gjithë jetës së tij, kur ishte i pasur , i shëndetshëm , si dhe kur ishte i sprovuar me fatkeqësi dhe sëmundje , madje ajo preu dhe shiti flokët e saj për të ndihmuar Ejubin alejhi selam, që të kalonte sprovën e tij.Allahu thotë: [Kuran a=”21-El-Enbija:84″]
Profesioni i tij ishte mëditës (argat), pastaj u bë Ministër i Financave.
Cilësitë e tij:
* I është dhënë gjysma e bukurisë.
* Bukuria e tij ishte si hëna e plotë ndaj yjeve të tjerë.
* Për shkak të bukurisë së tij , gratë e kështjellës filluan i prisnin duart e tyre (me thikë) në vend të mollëve, i habiti bukuria e tij në atë gradë, saqë nuk e ndien dhimbjen dhe as nuk e panë gjakun. Allahu thotë: ” Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, cdonjërës i dha nga një thikë dhe i tha Jusufit: [Kuran a=”12-Jusuf:31″]
* Megjithëse, ishte i bukur, bukuria e tij ishte sa gjysma e bukurisë së Ademit alejhi selam.
* Njerëzit do të hyjnë në xhenetme pamjen e Jusufit alejhi selam.
Vecoritë e tij:
* Ishte një person që kishte aftësi udhëheqëse dhe administrative.
* E shumëfishoi prodhimin bujqësor dhe buxhetin ekonomik të Egjiptit në tërësi. Allahu i Madhëruar thotë: ” (Jusufi) tha:[Kuran a=”12-Jusuf:47″]
* Drejtoi dhe mbikqyri (për 14 vite rresht) furnizimin e Egjiptit dhe vendeve përreth tij me rezerva ushqimore. është i pari që planifikoi dhe zbatoi sistemin e pesë dhjetave (në ekonomi).
a. Planifikimi i të mbjellave për të marrë prodhim. Allahu i Lartësuar thotë: ” (Jusufi ) tha: ” Do të mbillni shtatë vjet rresht ” (Jusuf 47).
b. Planifikimi për rezervimin e prodhimeve . Allahu thotë: ” Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj”. (Jusuf 47).
c. Planifikimin për konsumin e prodhimit. Allahu thotë: ” Përvec një pakicë që do tju shërbejë për të ngrënë”. (Jusuf 47).
* Allahu ia mundësoi atij të paralajmëronte të fshehtën, dhe kjo ishte një vecori dalluese vetëm për të. Allahu i Lartësuar ka thënë: [Kuran a=”12-Jusuf:49″]
* U bë i njohur në sajë të komentimit të ëndrrave , madje kur mbreti pa një ëndërr , asnjëri nuk arrinte tia komentonte atë. Allahu i Lartësuar thotë: ” Ata thanë : ” Këto janë ëndrra të ngatërruara e ne nuk dimë si ti shpjegojmë”. (Jusuf 49) Kështu që , këto ëndrrra shpjegoi Jusufi alejhi selam . Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”12-Jusuf:46″]
* Dy prindërit dhe vëllezërit iu përulën në sexhde atij në shenjë respekti dhe nderimi dhe jo në shenjë adhurimi. Shëmbulli i tij (Jusufit) është si shembulli i përuljes në sexhde të ëngjejve (melaiket) para Ademit alejhi selam.
* Mbreti e shpërbleu Jusufin alejhi selam duke dërguar njërin nga ministrat e tij që ta nxirrte nga burgu, por ai refuzoi të dilte dhe kërkoi të vertetohej pafajësia e tij nga akuza që i kishin bërë. Pasi u vërtetua pafajësia e tij, atëherë, pranoi të dilte nga burgu.
* Ishte i aftë dhe i shkëlqyer në njohjen dhe zotërimin e shumë gjuhëve të huaja
Vështirësitë me të cilat është përballur:
* Vëllezërit donin ta vrisnin Jusufin alejhi selam sepse babai i tyre e donte shumë atë. Kështu që, ata u bënë xheloz ndaj tij. Pastaj, e ndryshuan mendimin për dëbimin e tij, dhe e hodhën në pus, ndërkohë që ai ishte i vogël.
* Atë e shpëtoi një karvan udhëtarësh, të cilët e shitën si skllav në Egjipt.
* Atë e bleu , një njeri fisnik, kryeministri i Egjiptit.
* Bashkëshortja e Kryeministrit e joshi dhe e provokoi Jusufin alejhi selam , por ai e refuzoi atë. Allahu i Lartësuar thotë: ” Kurse ai tha: [Kuran a=”12-Jusuf:23″]
* U dënua me burgim, nën akuzën e dhunimit të gruas së Kryeministrit të Egjiptit.