Detyrimet ndaj fëmijëve deri në moshën dhjetë vjec

Drejtësia dhe barazia ndërmjet fëmijëve është nga shkaqet më të rëndësishme e më kryesore në dashurinë ndërmjet fëmijëve.
Prej drejtësisë dhe barazisë është koha e argëtimit me cdonjërin prej tyre, bashkëpunimi dhe dhuratat. Ka thënë Profeti alejhis elam : ” Sillluni drejtë midis fëmijëve tuaj”.

Nu´man bin beshiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: ” Kërkoi nëna ime nga babai im disa dhurata për mua nga pasuria e tij, pasi mi dhuroi tha: ” Nuk i pranoj derisa të dëshmojë Profeti alejhi selam . ” Shkuam tek Profeti alejhi selam dhe unë në atë kohë isha fëmijë. Babai i fëmijës i tha Profetit: ” Me të vërtetë nëna e këtij, vajza e Ravahas kërkoi nga unë disa dhurata për këtë. Profeti alejhi selam i tha: ” A ke fëmijë tjetër përvec tij? Tha: ” Po “. Tha: ” E shikoj të arsyeshme të mos më konsiderosh dëshmitar ndaj kësaj padrejtësie”.
është detyrë e prindërve që të kujdesen edhe për fizikun e fëmijës , ti ushtrojnë ata në fiskulturë e lojëra të ndryshme sportive. Omer bin Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: ” Mësojani fëmijëve tuaj harkimin, notin dhe kalërimin)”! është detyrë e prindërve që të kujdesen për zgjuarsinë e fëmijës duke i ushtruar ata me lexim, debat, dialog dhe zgjidhjen e problemeve.

është detyrë e prindërve që të kujdesen për gjendjen psikologjike të fëmijëve , duke i ushtruar ata që të flasin gjithmonë të drejtën, tua duan të mirën të tjerëve, të mos kenë zili e smirë ndaj mirësive të të tjerëve.
është detyrë e prindërve që të kujdesen për edukatën shoqërore të fëmijës, ti mësojnë atij se si të sillet me shoqërinë , mirësjelljen me më të mëdhenjtë, me më të vegjëlit e me shokët bashkëmoshatarë. Ti mësojnë që të marrin pjesë në tubimet e të mëdhenjve, ashtu sic sahabët e vegjël prezantonin në tubimet e Profetit alejhi selam.

T´i angazhojmë ata në punë të vofla e të përshtatshme për ta si: rregullimi i tavolinës së ushqimit , ti ushtrojnë ata në dhënien dhe pritjen e selamit, në marrjen e lejes përpara se të hyjnë në dhomën e prindërve sidomos në tre kohët që janë përmendur edhe në Kuran : para namazit të sabahut, në kohën e drekës dhe pas namazit të jacisë.

T´i mësojnë uljen e shikimit nga gjërat e ndaluara dhe ruajtjen e pjesëve të turpshme. Fudejl bin Ab-basi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) një ditë prej ditësh kur po udhëtonte me Profetin alejhi selam erdhi një grua nga fisi Hath´am të pyeste Profetin alejhi selam për ceshtje fetare, ndërkohë Fudejli po e shikonte atë, ndërsa Profeti alejhi selam ia ktheu koken në anën tjetër Fudejlit.