Zonja Aishe (Allahu qoftë i kënaqur me të)

Motër muslimane…!
Zonja Aishe , pas vdekjes se Profetit alejhi selam dhe pas vdekjes së të atit, Ebu Bekrit hynte në dhomën e saj, në atë dhomë ku ishin varrosur të dy këta njerëz dhe lirohej nga veshja e saj, me të cilën dilte jashtë. Por kur aty u varros edhe Umeri, ajo thotë: Nuk hyja dot në dhomën time, pa i shtrënguar mirë rrobat e mia pas trupit sepse më vinte turp nga Umeri, ndërsa ai ishte i varrosur nën dhe!
Zonjës Aishe i vinte turp nga i vdekuri , ndërsa sot vajzat këmbëngulin të ekspozojnë bukuritë e trupave të tyre para të gjallëve , qoftë edhe në mes të burrave!
A ju kujtohet Hindi , e bija e Utbes, e cila nxiste për të vrarë Hamzain, xhaxhain e profetit alejhi selam ? Ajo ishte një nga njerëzit më armiqesor karshi muslimanëve, gjë të cilen e kishte treguar disa herë dhe ishte gruaja e vetme për të cilën Profeti alejhi selam gjykoi se ajo duhet të denohej, por ajo pranoi Islamin dhe u bë muslimane.
Kur kjo grua erdhi t´i jepte besën Profetit alejhi selam, duke pranuar Islamin , në mes të një grupi me gra të tjera, Profeti alejhi selam u tha: ” Unë kerkoj prej jush besën tuaj se nuk do ti bëni ortak Allahut asgjë, nuk do të vidhni dhe nuk do të bëni imoralitet” (Ahmedi , 25816). Këtu ajo nuk e përmbajti veten , që deri në atë moment kishte ndenjur e heshtur për të mos i rënë në sy Profetit , e ndërpret duke thënë: ” Po pse a prostituon një grua e lirë? Ajo habitet nga ky kusht , sepse gratë që nuk janë skllave nuk bëjnë të tilla gjëra , vetëm skllavet mund të bëjne një gjë të tillë . Por Profeti alejhi selam e dinte se në umetin e tij do të kete njerëz, që do të bien në një mëkat të tillë dhe do të ndyjnë moralin e tyre me këtë mëkat.
Ndërsa Hindi vazhdonte t´i drejtohej e habitur: Po pse a prostituon një grua e lirë?!