Modestia dhe afërsia e Profetit alejhi selam me njerëzit

Njeriu i madh në sytë e njerëzve, i vogël në sytë e vetvetes do të jetë i madh edhe tek Allahu i Madhëruar. I këtillë ishte Muhamedi, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!):
Shokët e tij tregojnë se nuk kanë parë njeri që u buzëqeshte të tjerëve më shumë se i Dërguari i Allahut. (Tirmidhiu)

Kalonte kah fëmijët që luanin në rrugë, i përshëndeste, sillej butë me ta, e ndodhte edhe i përkëdhelte. (Shih: Sahihul-xhami’)

Të dobëtit dhe të varfrit i vizitonte kur sëmureshin dhe i përcillte deri në varreza kur vdisnin.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të shtyhej dhe pengohej për të arritur deri tek ai, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!).