Profeti alejhi selam dhe garimi me kuaj

* Organizonte takime me garuesit dhe prezantonte në gara.

* Profeti alejhi selam garonte me kale, ulej në publik dhe tregonte gëzim për fituesin dhe kalin e tij.

* Një herë, Ebu Esijdi (r.a) garoi me kalin e Profetit alejhi selam që quhej  (Edh-Dharb). Kur kali itoi garën , Profeti alejhi selam u ul në gjunjë dhe nga gëzimi  dhe habia tha: ” Sikur të ishte det“. Pastaj ai u dhuroi kalorësve shpërblim.

* Profeti alejhi selam i fërkonte balluket e kalit me mëngën e këmishës së tij dhe vendoste dorën e tij mbi balluket e kalit (Es-Sekeb), një ndër emrat e kalit të Profetit alejhi selam. Kali i Profetit alejhi selam kishte pullë të bardhë në ballë dhe  në këmbët e tij, si dhe balluke që i valëviteshin . Ai ka thënë: ” Mos ia shkurtoni balluket kalit, sepse në balluket e tij është lidhur (varur) e mira deri në ditën e Kiametit”.