* Hapja e kraharorit, kur ai ishte fëmijë iu nxor një copë mishi e zezë nga zemra (dhe kjo është pjesë e shejtanit tek cdo njeri).
* Ishte analfabet dhe i mësoi të gjitha cështjet e jetës.
* Carja e Hënës në dy pjesë: Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”54-El-Kamer:1″]Kur Hëna u nda më dysh , ajo ishte e plotë. Këtë dukuri e shikuan të gjithë njerëzit jashtë Gadishullit Arabik, madje ata e panë shumë njerëz nga vende të ndryshmë të botës.
* Mrekullia e Kuranit dhe argumentet shkencore të tij.
* Shërimi i të sëmurëve:Abdullah bin Atijkit (r.a), i cili i tha: “Shtrije këmben”. Pastaj Profeti alejhi selam e fërkoi atë dhe ajo u shërua.
* Ebu Katade (r.a) erdhi tek Profeti alejhi selam. Në luftën e Uhudit, atij i kishte dalë njeri sy dhe i varej mbi faqe. Profeti alejhi selam e mori syrin dhe e vendosi në vendin e vet, pastaj tha: ” O Allah! Ktheje atë në bukuri!”. Pastaj syri iu shërua.
* Mrekullia e Israsë dhe e Miraxhit. Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”17-El-Isra:1″]
* Allahu ia mundësoi Profetit alejhi selam të shikonte drejtpërdrejt zhvillimet e luftës së Mu´tes në Sham, ndërkohë që ai ishte në Medine.
* Shtimi i ushqimit. Kur Profeti alejhi selam e vendoste dorën në një enë me ushqim me ushqim të pakët, ushqimi shtohej shumë saqë mjaftonte për të tërë ushtrinë.
* Shtimi i sasisë së ujit të pijshëm. Kur ai vendoste dorën mbi enën me ujë, prej gishtërinjve buronte ujë i pijshëm.