Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Meshireberesit

Dijetaret pajtohen se Bismilah është pjesë e sures Neml (sureja 27).

Ed-Darakutni transmeton një hadith nga Ebu Hurejra qe mbështet hadithin e Ibn Kuzejmes. Po ashtu thuhet se edhe Aliu, Ibn Abasi dhe te tjerët kane mendim te njëjtë. Mendimi se Bismilahi është pjese e çdo kaptine, me përjashtim te kaptinës se nëntë të Kuranit (Et-Teube) është mendim i sahabëve, Ibn Abasit, Ibn Umerit, Ibn Zubejrit, Ebu Hurejres dhe Aliut.

Kuptimi i Err-Rrahman dhe Err-Rrahim
Err-Rrahman dhe Err-Rrahim janë dy emra te prejardhur nga emri Err-Rrahman, por Rrahman ka më tepër kuptime që i përshtaten mëshirës sesa Err-Rrahim. Ekziston një thënie nga Ibn Xheriri që tregon pajtueshmëri për këtë kuptim. Kurtubiu thotë: “Prova se këta emra janë te prejardhur (nga Err-Rrahman) është në hadithin i transmetuar nga Tirmidhiu dhe i cili thotë është sahih nga Abdurrahman bin Auf se i Dërguari i Allahut ka thënë:
«قَالَ االلهُ تَعَالى: أَنَا الرَّحْمنُ خَلَقْتُ الرَّحِمَ وَشَقَقْتُ لَهَا اسْمًا مِنِ اسْمِي، فَمَنْ وَصَلَهَا
وَصَلْتُهُ وَمَنْ قَطَعَها قَطَعْتُهُ»

“Allahu i Madhërishëm ka thënë: ‘Unë jam Err-Rrahman. Unë kam krijuar Rrehem (mitrën, d.mth lidhjet familjare) dhe kam nxjerr emrin e saj nga emri Im. Kushdo që i përmbahet atij, Unë do t’i mbaj lidhjet me të, dhe kushdo qe nuk i përmbahet atij, Unë do t’i shkëpus lidhjet me të.”
Pastaj ai tha: “Ku është një tekst që tregon prejardhjen”. Më pas tha: ”Arabet e mohonin
emrin Err-Rrahman për shkak të paditurisë së tyre që kishin për Allahun dhe Cilësitë e
Tij.”