Eshtë vertetuar se Profeti alejhi selam u ka mësuar shokëve të vet këtë lutjen: “Falenderimi i takon Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë, i kërkojmë të na falë gjynahet dhe të na mbrojë nga të këqijat e vetes dhe të punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu në rrugën e drejtë nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb nuk ka kush ta udhezojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përvec Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij!”, pastaj i lexonte tre ajetet:
” O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qënë muslimanë!” (Surja Al-Imran, 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vertet, Allahu është përhere Mbikëqyrës mbi ju!”. ( Surja: En-Nisa, 1)
” O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të verteten. Ai do tjua bekojë veprat tuaja dhe do tjua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. ( Surja El-Ahzab, 70-71).
Të sapomartuarve u thoshtë: ” Allahu të bekoftë ty dhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë të dyve në mirësi”.