Hixhabi është nder

Allahu bëri mbulesën titull nderi duke thënë:
“O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen” (El-Ahzab, 59) pra, të mos jenë të dëmtuara nga të amoralshmit.
Pjesa e ajetit “e të mos ofendohen” aludon në atë se njohja e bukurive të gruas është ofendim për to dhe hyrje e fitnes (përçarjes) dhe të keqes.
Allahu lejoi që gratë e moshuara, të cilat nuk i tërheqin burrat, t’i heqin mantot (mbulesat).
“Nuk është mëkat për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, që ta heqin mbulesën e tyre, por duke mos i zbuluar bukuritë, megjithatë, më së miri për to është që të jenë të përmbajtura. Allahu dëgjon dhe di.” (En-Nur, 60)
Pra, Ai cilësoi hixhabin si nder për gratë e moshuara.
A thua vallë, ç’thuhet për të rejat?